Zgjedhjet vendore, KQZ hedh shortin për renditjen e partive në fletën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin për renditjen në fletën e votimit të partive politike dhe kandidatëve për kryetarë bashkie.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi sot shortin për renditjen në fletën e votimit të partive politike dhe kandidatëve për kryetarë bashkie.

Subjektet zgjedhore, që kanë paraqitur listën shumemërore në 61 bashki janë Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Agrare Ambientaliste.

Pas hedhjes së shortit rezultoi që koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të jetë me numrin 1, Partia Ssocialiste me numrin 2, ndërkohë që partia e Agron Dukës do të jetë me numrin 3. Sa i përket Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, e cila garon në 57 bashki për këshillat bashkiakë, do të renditet e 9-ta.

Sipas rezultateve të shortit renditja e subjekteve në fletën e votimit do të jetë si më poshtë vijon:

  1. Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  3. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”;
  4. “Partia Republikane Shqiptare”;
  5. “Partia Lëvizja e Legalitetit”;
  6. “Partia Demokracia Sociale”;
  7. Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë“;
  8. “Partia Socialdemokrate”;
  9. “Partia Demokratike”;
  10. Partia “Aleanca Progresiste L.ZH.K”;
  11. Partia “Fryma e Re Demokratike”;
  12. Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;
  13. “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;
  14. “Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë”;
  15. Partia “Bindja Demokratike”;
  16. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
  17. Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”;
  18. “Partia Balli Kombëtar”;
  19. Partia”Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”;
  20. Partia “Lëvizja Punëtore Shqiptare”;
  21. Partia “Fronti i Majtë”
  22. “Partia Unitetit Kombetar”;
  23. “Partia e Gjelbër”;
  24. “Partia Konservatore”;
  25. Partia “Lëvizja e RE”;
  26. Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”;
  27. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”;
  28. “Partia Mbrojtjen e të Drejtave të Puntorve të Shqipërisë”;
  29. Partia “Aleanca Maqedonasve për Integrimin Europian”;
  30. “Partia Emigracionit Shqiptar”;
  31. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”;
  32. “Partia Komuniste e Shqipërisë”
  33. “Partia Ora e Shqipërisë”
  34. “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë”;
  35. Partia “Nisma Thurje”;
  36. Partia “Lëvizja Bashkë”;
  37. Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;
  38. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;
  39. Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”;
  40. Partia “Ardhmërija Shqiptare”

Në katër bashki, kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për anëtarë të këshillit bashkiakë do të renditen në fund të fletës së votimit si më poshtë vijon:

  1. Bashkia Kurbin, Diogjen Kolici dhe Rinaldo Pinoli;
  2. Bashkia Sarandë, Ibrahim Bajrami dhe Sonaldo Nebo;
  3. Bashkia Rrogozhinë, Mitat Biba dhe Fatjon Biba;
  4. Bashkia Dibër, Astrit Ademi dhe Agim Hysa.

Sipas rezultateve të shortit, renditja e kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, do të jetë si më poshtë vijon:

Bashkia Tiranë

  1. Arlind Qori – Partia “Lëvizja Bashkë”;
  2. Marko Dajti – Partia “Fronit i Majtë”;
  3. Lajla Pernaska – Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;
  4. Erion Veliaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  5. Belind Këlliçi – “Bashkë Fitojmë”
  6. Roland Bejko – “Partia Demokratike”

Bashkia Belsh

  1. Arif Tafani – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Bedri Qypi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Berat

  1. Zija Ismaili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  2. Ervin Demo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Bulqizë

  1. Defrim Fiku – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  2. Festime Mjeshtri – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Cërrik

  1. Servet Duzha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  2. Andis Salla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Delvinë

  1. Ilir Mehmeti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  2. Besmir Veli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Devoll

  1. Eduard Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Elvis Hajdërlli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  3. Çlirim Hoxha – kandidat I pavarur

Bashkia Dibër

  1. Ismail Uka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  2. Naim Gazidede – “Partia Demokratike”
  3. Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Dimal

  1. Gentian Meçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  2. Dritan Sula – “Partia Demokratike”
  3. Juliana Memaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Divjakë

  1. Josif Gorrea – Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Aurel Malko – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Dropull

  1. Thanas Maneka –  Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Dhimitraq Toli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Durrës

  1. Igli Cara – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Elbasan

  1. Gledian Llatja – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Luçiano Boçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Fier

  1. Evdar Kodheli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”;
  3. Armando Subashi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Finiq

  1. Leonidha Papa – “Partia Demokratike”;
  2. Leonidha Hristo – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  3. Romeo Çakuli – Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;

Bashkia Fushë Arrëz

  1. Fran Tuci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Hil Curri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Gjirokastër

  1. Dorjan Lani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  2. Flamur Golemi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Gramsh

  1. Hasim Çekrezi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  2. Besion Ajazi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Has

  1. Miftar Dauti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  2. Beqir Mulaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Himarë

  1. Jorgo Goro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Dhionisios Alfred Beleri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Kamëz

  1. Rakip Suli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Bilbil Bajraktari – “Partia Demokratike”;
  3. Arjan Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Kavajë

  1. Fisnik Qosja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  2. Redjan Krali – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Këlcyrë

  1. Klement Ndoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Adriatik Spahiu – “Partia Demokratike”;
  3. Arjan Kasaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Klos

  1. Valbona Kola – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Bedri Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Kolonjë

  1. Erion Isai – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Et’hem Lumani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Konispol

  1. Ergest Dule – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Fatmir Shero – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Korçë

  1. Ledina Alolli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  2. Sotiraq Filo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Krujë

  1. Agron Loka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
  2. Artur Bushi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Kuçovë

  1. Kreshnik Hajdari – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Lefter Maliqi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  3. Ilirjan Koxhaj – “Partia Demokratike”;

Bashkia Kukës

  1. Abedin Oruçi – “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;
  2. Admir Sinamati – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  3. Safet Gjici – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Kurbin

  1. Behar Haxhiu – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Majlinda Cara – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Lezhë

  1. Pjerin Ndreu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Pashk Gjoni – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Libohovë

  1. Leonard Hide – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Adil Xhelili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Librazhd

  1. Mariglen Disha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Shefki Çota – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Lushnjë

  1. Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Eduart Sharka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Malësi e Madhe

  1. Isa Ramaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Tonin Marinaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Maliq

  1. Alfred Gega  – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Gëzim Topçiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Mallakastër

  1. Agron Kapllanaj – “Partia Demokratike”;
  2. Qerim Ismailaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  3. Resmi Shanaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Partia Mat

  1. Skënder Gjuci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Agron Malaj –  Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Memaliaj

  1. Gjolek Guci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Albert Malaj – “Partia Socialiste e Shipërisë”;

Bashkia Mirditë

  1. Ndrec Dedaj “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Albert Mëlyshi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Patos

  1. Fation Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Pranvera Rizaj – Partia Demokratike”;
  3. Safije Alushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Peqin

  1. Mustafa Pashja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Bukurosh Maçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Përmet

  1. Edmond Komino – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Alma Hoxha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Pogradec

  1. Zini Tolozhina – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Ilir Xhakolli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  3. Rezart Laraku – “Lëvizja e Re”;

Bashkia Poliçan

  1. Florian Qama – “Partia Demokratike”;
  2. Behar Xhaferraj –  Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  3. Adriatik Zotkaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Prrenjas

  1. Nuri Bleba – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Suzana Topi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Pukë

  1. Rrok Dodaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Gjon Gjonaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Pustec

  1. Pandi Jani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Pali Kolefski – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Roskovec

  1. Erdit Hazizaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Majlinda Bufi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Rrogozhinë

  1. Edison Memolla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Shkëlqim Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Sarandë

  1. Skënder Muço – “Partia Demokratike”;
  2. Ardit Çikuli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  3. Oltion Çaçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  4. Gjergj Mërkuri – kandidat i pavarur

Bashkia Selenicë

  1. Nertil Bellaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Leonard Rakipaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Shijak

  1. Elton Arbana – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Rezeart Tusha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Shkodër

  1. Benet Beci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Bardh Spahia – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Skrapar

  1. Euglen Mustafallari – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Adriatik Mema – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Tepelenë

  1. Sokol Guga – “Partia Demokratike”;
  2. Tërmet Peçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  3. Baftjar Imeri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Tropojë

  1. Besnik Duzhaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Rexhe Byberi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Vau i Dejës

  1. Klomentina Drini – “Partia Demokratike”;
  2. Kristjan Shkreli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  3. Zef Hila – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Vlorë

  1. Hysni Sharra – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
  2. Ermal Dredha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Vorë

  1. Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  2. Indrit Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

 

Komisioneri miratoi sasinë e fletëve që do të prodhohet për çdo qendër votimit për organet e qeverisjes vendore. Në rang vendi janë gjithsej 5.211 QV, dhe 3.650.550 zgjedhës. Sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, duke shtuar 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, është 3.404.156 (tre milion e katërqind e katër mijë e njëqind e pesëdhjetë e gjashtë) fletë votimi.

U caktuan rregullat për mbledhjen, administrimin, publikimin e rezultatit paraprak të zgjedhjeve dhe miratimin e modeleve të dokumenteve që përdoren për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Në këtë seancë vijoi shqyrtimi administrativ për denoncimet e KRIIK ndaj bashkive Vlorë, Lushnjë, Librazhd, Kamzë, Cërrik dhe Poliçan.

Gjithashtu, Komisioneri vendosi dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë:

  1. Kandidatit të radhës së listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, qarku Elbasan, Shkëlqim Shefqet Bullari;
  2. Kandidatit të radhës së listës shumemërore të Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, Asllan Shaban Dogjani;
  3. Kandidatit të radhës së listës shumemërore të Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Shkodër, Lodovik Stak Hasani;
  4. Kandidatit të radhës së listës shumemërore të Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Elbasan, Qani Rexhep Xhafa;

Komisioneri konstatoi heqjen dorë nga kandidimi për kryetar bashkie të Mark Gjon Rucit, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike për Bashkinë Mirditë dhe kandidatit për kryetar bashkie Shemsho Lamaj, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike për Bashkinë Gjirokastër, për zgjedhjet e datës 14 maj 2023.

Në këtë seancë u miratua minutazhi i transmetimit në radiotelevizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.

  1. Minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 50 minutash në televizionin publik dhe 30 minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore si më poshtë:
  2. Partia Socialiste e Shqipërisë
  3. Partia Demokratike
  4. Minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 25 minutash në televizionin publik dhe 15 minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partisë parlamentare si më poshtë:
  5. Partia e Lirisë
  6. Partia Socialdemokrate
  7. Partia Republikane Shqiptare
  8. Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”
  9. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
  10. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
  11. Partia Lëvizja e Legalitetit
  12. Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut
  13. Minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 10 minutash në televizionin publik dhe 10 minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të partive joparlamentare:
  • Partia Demokracia Sociale P.D.S
  • Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë ADK
  • Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve P.M.D.E
  • Partia e Gjelbër P.GJ
  • Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar PBD
  • Partia Ora e Shqipërisë O.SH
  • Partia Kombëtare Konservatore Albania PKKA
  • Aleanca Arbnore Kombëtare AAK
  • Partia Mbrojtjen e të Drejtave të Puntorve të Shqipërisë P.M.D.P.SH
  • Partia Emigracionit Shqiptar P.E.Sh
  • Partia Komuniste e Shqipërisë PKSH
  • Partia Qytetare Shqiptare P.Q.SH
  • Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen MEGA
  • Partia Unitetit Kombetar PUK
  • Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane ABDE
  • Lëvizja punëtore Shqiptare P.L.P.SH
  • Partia Shqiptare Atdheu PSHA
  • Nisma Thurje NTH
  • Partia Konservatore KONS
  • Balli Kombëtar Demokrat PBKD
  • Partia Kristian Demokrate e Shqiperise PKDSH
  • Lëvizja e RE LRE
  • Bindja Demokratike BD
  • Partia Balli Kombëtar B.K
  • Lidhja Demokristiane Shqiptare L.D.K
  • Personat me Aftësi të Kufizuar PPAK
  • Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë AD
  • Aleanca Demokracia e Re ADR
  • Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian A.M.I.E
  • Ardhmërija Shqiptare PASH
  • Bashkimi Liberal Demokrat BLD
  • Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet ADS
  • Fryma e Re Demokratike FRD
  • Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë PEISH
  • Fronti i Majtë FM
  • Partia e Reformave Demokratike Shqiptare P.R.D.Sh
  • Lëvizja Bashkë BASHKE
  1. Minutazh kohor transmetimi të barabartë prej 5 minutash në televizionin publik dhe 5 minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për secilin prej kandidatëve për kryetar bashkie dhe anëtar të këshillit bashkiak të propozuar nga zgjedhësit.

U shty për në seancën e radhës vendimmarrja për projektvendimin “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”

Qose: Partneriteti me ambasadën e SHBA, shtyllë kyçe për modernizimin e sistemit penitenciar

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Qose: Partneriteti me ambasadën e SHBA, shtyllë kyçe për modernizimin e sistemit penitenciar

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me…