Zgjedhjet Vendore, OSBE: Presim fushatë zgjedhore paqësore dhe të hapur

Prezenca e OSBE-së në Tiranë bëri thirrje sot për fushatë zgjedhore paqësore dhe të hapur


Prezenca e OSBE-së në Tiranë bëri thirrje sot për fushatë zgjedhore paqësore dhe të hapur, ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv.

Një ditë para çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Tiranë apeloi që fushata zgjedhore të bëhet në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

“Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor, shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit”, thuhet në një deklaratë për shtyp të Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Ndërkohë, vijon deklarata, “presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve”.

Lexo më shumë nga

Rama: Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027, dera nuk rri e hapur pafundësisht

Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Negociatat me BE-në duhet të mbyllen deri në 2027, dera nuk rri e hapur pafundësisht

Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027.