Zgjedhjet vendore, Veliaj: Në Tiranë fitojmë 5-0!

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës Erion Veliaj shprehet i sigurt se e majta do të fitojë në të pesë bashkitë.


Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës Erion Veliaj shprehet i sigurt se e majta do të fitojë në të pesë bashkitë.

Duke folur në News 24, Veliaj theksoi se sondazhet deri më tani tregojnë se mazhoranca ka të gjitha mundësitë që të arrijë një fitore të plotë në të pesta bashkitë e qarkut.

“Bashkia Kamzë ka qenë 30 vite e qeverisur nga e djathta. Sondazhet tregojnë që ne jemi përpara. Jo sepse krejt papritur aty ka një ndryshim tektonik të përkatësive politike, por për faktin se kryetari i Bashkisë ka punuar vërtet fort dhe Rakipi ka transformuar terrene dhe situata realitete aty të jashtëzakonshme. Të shohësh që një shkollë apo një kopsht në Kamzë fiton çmim ndërkombëtar për arkitekturë është e padëgjuar por sigurisht që ndihmon edhe nga fakti që aty ka 2-3 kandidatë, ndaj e shoh të mundur.

Nëse do ishin vetëm dy kandidatë mund të thosha që janë rrotë më rrotë. Sot sondazhet na tregojnë që Kamza është e mundur, na tregojnë që në Kavajë nekemi një epërsi të lehtë. S’po them që kemi epërsi si Tirana, por kemi epërsi të lehtë. V

ora për mua ka qenë një surprizë. Vora ka qenë në fillim të viteve ’90 një bashki që anonte majtas. Erdhën komunitetet. Pati ndryshime demografike gjatë viteve 90 dhe nga 2000-2020, pra rreth 20 vite apo më pak ka qenë një bashki e djathtë .

Fiqiri Ismaili e gjithë skuadra e tij ka qenë jashtëzakonisht të fortë.

Kemi fituar dy beteja në Kavajë, pra një betejë për bashkinë në 6 mars që ishin zgjedhjet e parakohshme dhe një tjetër betejë për zgjedhjet e përgjithshme në 2021.

Shoh Vorën absolutisht të mundur. Rogozhinën gjithashtu. Pra kemi një epërsi të lehtë në Kavajë, e shoh të mundur Kamzën, nëse më pyet për ambicien, pa vanitet dhe delir është e mundur një 5-0 në Tiranë, siç e provoi 2021 ku ne i fituam si votë politike të 5 bashkitë. Shpresoj që do bëjmë një fitore bis”, theksoi Veliaj.

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Mbi 13 mijë të huaj të punësuar në tregun shqiptar, në 2024-ën

Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera.