Krifca në Gjermani: Promovim i Shqipërisë bujqësore dhe rurale

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim me homologun gjerman Cem Ozdemir


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e ka nisur vizitën e saj zyrtare në Gjermani, me një takim me homologun gjerman Cem Ozdemir, me të cilin ka diskutuar ndërtimin e një kuadri bashkëpunimi institucional të fortë mes dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Ministrja ndau në rrjete sociale foto nga ky takim, teksa vuri në dukje se se “po ecim përpara në marrëdhëniet tona me Ministrinë Federale të Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin duke ndërtuar një kuadër bashkëpunimi institucional të fortë”.

“Me një mik të vërtetë të Shqipërisë, Cem Ozdemir, Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit, po bashkëpunojmë për promovimin e Shqipërisë bujqësore e rurale në Gjermani, për programe zhvillimi të një bujqësie të zhvilluar, të përgjegjshme e të qëndrueshme”, theksoi ministrja Krifca.

Vizita e ministres Krifca në Gjermani, vjen pas vizitës zyrtare që zhvilloi në Shqipëri ministri gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit Cem Ozdemir, gjatë nëntorit të vitit të shkuar ku u diskutua për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare dhe vendosjen e piketave të një strategjie kombëtare 7-vjeçare të bujqësisë e deri tek zhvillimi i një programi të ri ndihme për zhvillimin bujqësor dhe zonave rurale me ndikim të drejtpërdrejtë tek fermerët, blegtorët dhe agropërpunuesit në vend.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…