Monitorimi i fushatës, Krasniqi takim me përfaqësueset e OSBE/ODIHR-it

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, Armela Krasniqi, priti të enjten, përfaqësueset e OSBE/ODIHR-it nga Misioni i Vëzhgimit për Zgjedhjet, Giovana Maiola,


Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, Armela Krasniqi, priti të enjten, përfaqësueset e OSBE/ODIHR-it nga Misioni i Vëzhgimit për Zgjedhjet, Giovana Maiola, analiste e medias, dhe Ružica Jovanović specialiste e medias, ku në fokus të takimit ishin përgatitjet nga AMA për procesin e monitorimit të mbulimit të fushatës elektorale nga OSHMA-të, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Krasniqi informoi përfaqësueset e OSBE/ODIHR-it me angazhimin konkret të Autoritetit, për bashkëpunimin me KQZ-në, për trajnimin e monitoruesve që do të pëfshihen në proces, për njoftimet kujtesë që ka adresuar tek OSHMA-të për nevojën e respektimit të standardeve dhe kërkesave të Kodit Zgjedhor etj.

Duke iu përgjigjur interesimit të Maiola dhe Jovanović, kryetarja e AMA-s prezantoi dhe përpjekjet që po bën prej më shumë se një vit e gjysëm institucioni në bashkëpunim dhe me përfaqësinë e Këshillit të Europës në Shqipëri, për përmirësimin e infrastrukturës teknike dhe teknologjike të monitorimit.

Ky element do të ndikojë në përmirësimin rrënjësor të performancës së AMA-s për proceset zgjedhore, por dhe për realizimin e angazhimeve të përditshme të monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara audio/audiovizive.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, Armela Krasniqi, priti të enjten, përfaqësueset e OSBE/ODIHR-it…

Posted by Autoriteti i Mediave Audiovizive on Friday, April 14, 2023

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.