Shqipëri-Kosovë, nënshkruhet programi i financimit të projekteve të kërkimit shkencor

Për Enciklopedinë Shqiptare sapo ka nisur puna mes dy akademive tona të shkencave


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me homologen e Kosovës, Arbërie Nagavci, të cilën nënshkroi edhe programin e financimit të projekteve të përbashkëta të kërkimit shkencor mes dy vendeve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kushi u ndal te projektet e përbashkëta, siç është Abetarja e Përbashkët Unike, apo teksti i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në diasporë.

“Ndërkohë për Enciklopedinë Shqiptare sapo ka nisur puna mes dy akademive tona të shkencave. Jemi këtu përsëri për një tjetër nismë. Është fjala për marrëveshjen e bashkëpunimit për të bashkëfinancuar projekte të kërkimit shkencor, projekte të përbashkëta mes kërkuesve tanë. Përvoja e parë në fakt ka nisur në vitin 2019, ku u financuan 10 projekte të përbashkëta, ndërkohë që këtë herë ne vijmë me një buxhet të shtuar”, tha Kushi.

Kushi theksoi se në kuadër të këtij bashkëpunimi do të financohen deri në 16 projekte të përbashkëta të studiuesve dhe universiteteve të dy vendeve dhe buxheti për secilin prej këtyre projekteve shkon në një vlerë maksimale prej 20 mijë euro.

“Ne i kemi përcaktuar qartë edhe fushat prioritare që janë që nga bujqësia, siguria ushqimore, mjedisi, ndryshimet klimaterike, studimet albanologjike dhe trashëgimia kulturore e shumë fusha të tjera. Unë kam besim se këto projekte do të ndihmojnë për t’i dhënë një zë të fuqishëm kërkuesve dhe studiuesve tanë në përgjigje të problematikave që shqetësojnë shoqërinë tonë. Por mbi të gjitha do të jetë një mundësi shumë e mirë për të intensifikuar bashkëpunimin mes kërkuesve tanë, shkencëtarëve tanë por edhe midis universiteteve tona apo mes qendrave tona kërkimore shkencore, sepse ne në fakt në Shqipëri prioritetin kryesor në arsimin e lartë kemi ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe shkëmbimet me universitetet më të mira edhe të kërkuesve tanë”, shtoi ajo.

Sipas saj, prioritet absolut është bashkëpunimi i kërkuesve dhe i universiteteve të dy vendeve me universitetet prestigjioze evropiane, por edhe botërore.

“Ne vërtetë jemi shtete të vogla por ne kemi shkencëtarë të spikatur që falë programeve të ndryshme të BE-së, siç është Horizont 2020, por edhe Horizont Evropa, kanë arritur që ta ngrenë lart zërin e shkencës shqiptare, ta njohin atë në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.

Kushi shprehu besimin se “së bashku ne i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë më të mirën për arsim, kërkimin shkencor për dy vendet tona, por edhe për forcimin e bashkëpunimit”.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…