Bejko: Berisha, përçarësi i Partisë Demokratike

Kandidati i Partisë Demokratike të grupit të Alibeajt, Roland Bejko tha se betejën kryesore e ka me Sali Berishën


Kandidati i Partisë Demokratike të grupit të Alibeajt, Roland Bejko tha se betejën kryesore e ka me Sali Berishën duke e cilësuar si përçarësin e Partisë Demokratike. Sipas tij, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitues është Ilir Meta.

“Në kushtet që gjendet PD-ja sot dhe për faj të tij, do të mbahet mend në histori si njeriu që tradhtoi demokratët. Ilir Meta doli nga Presidenca pa parti dhe Berisha po e bën me parti sepse do t’i japë votat e Këshillit të Bashkisë, kështu i ka bërë thirrje militantëve të vet dhe në fund fare, Ilir Meta do të marrë këto vota, do të kapitalizojë politikisht partinë.”

Në lidhje me garën për Bashkinë e Tiranës, Bejko tha se qytetarët duhet të zgjedhin atë pasi nuk është çiraku i askujt.

“Unë jam thjesht përfaqësuesi i Partisë Demokratike dhe mbrapa shpinës time që më mbështesin kam vetëm demokratët. Nuk kam grupe interesi, nuk kam non grata dhe nuk klane të cilat me fitoren time të ndajnë Tiranë në llokma në interesa personale.”

Ndërsa foli dhe për premtimet e kundërshtarëve të tij për garën në Tiranë.

“Ne nuk merremi me premtime futurise të cilat bëhen për efekte elektorale. Belindi është në krizë besimi sepse përfaqëson Berishën.”

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, fushatën do ta hapë më 18 Prill tek salla e sporteve “Farie Hoti” në Rrugën e Kavajës.

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…