10 shkurt 2022 – Legata Amerikane, diku rreth vitit 1938. E ndërtuar në 1929, Legata Amerikane është ndërtesa e parë e ndërtuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të qenë Ambasadë. Fillimisht, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara edhe jetonte këtu, duke kryer detyrën zyrtarë në një ambient familjar. Arkitektët të cilët punuan për Legatën Amerikane në Tiranë, Wyeth and Sullivan, ishin arkitektë shumë të respektuar në Uashington DC, të njohur për shtëpitë madhështore të Connecticut Avenue që ata kishin ndërtuar për klientët e tyre të pasur. Nathan Wyeth (1870-1963) gjithashtu projektoi Zyrën e parë Ovale për Presidentin William Taft në 1909. Frymëzimi për rezidencën u mor nga shtëpitë e plantacioneve të Virxhinias të shekullit të 18-të, si Mount Vernon.
7 prill 2022 – Në këtë datë, 7 Prill 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia. Në të njëjtën ditë, gazeta New York Times raportoi se Sekretari Amerikan i Shtetit Cordell Hull, e dënoi sulmin si një “pushtim të ashpër dhe të dhunshëm”, i cili përbënte “padiskutim një kërcënim shtesë për paqen në botë”. Shtetet e Bashkuara ishin i vetmi vend që dënoi pushtimin në atë kohë. Sekretari Hull e bëri deklaratën e tij në një konferencë për shtyp me miratimin e Presidentit Franklin D. Roosevelt. Sipas artikullit të Times, deklarata u pasua pak orë më vonë nga një protestë zyrtare për pushtimin, dërguar Departamentit të Shtetit nga Faik Konica, në atë kohë Ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Artikulli përfshin gjithashtu një foto të Konicës duke dëgjuar lajmet radiofonike të pushtimit italian në vendlindjen e tij.
Ky imazh i fundit nga Ambasada e SHBA është publikuar për herë të parë në vitin 1920 dhe tregon fëmijët shqiptarë të Shkollës Amerikane dhe Kryqit i Kuq për Fëmijë në Tiranë duke marshuar në paradën e 4 korrikut për Ditën e Pavarësisë së Amerikës. Sipas tekstit origjinal që shoqëron foton, shprehja “Amerikan i Lirë” ishte si një yll që shkëlqen gjithmonë në vizionin e popullit të Evropës – përfshirë popullin e Shqipërisë – të cilët së fundi ishin çliruar nga skllavëria e luftës, pas një periudhe të gjatë me vështirësi dhe ankth.
?? | #SiSotnëHistori | Përgjatë vitit 2022, Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Ambasada e Shqipërisë në Washington DC…
Posted by U.S. Embassy-Tirana on Thursday, December 22, 2022