Peleshi, takim me senatoren Craxi: Italia, mbështetje në rrugën euroatlantike

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pret kryetaren e Komisionit të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Senatit italian, Stefania Craxi.


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi priti sot në takim kryetaren e Komisionit të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Senatit italian, Stefania Craxi.

Në një postim në rrjete sociale, Peleshi ka vlerësuar mbështetjen që Italia i jep Shqipërisë në rrugën e integrimit euroatlantik.

Ai tha se në fokus të takimit ishin sfidat me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimi i Shqipërisë për integritetin territorial të Kosovës.

“Takim miqësor me Stefania Craxi, kryetare e Komisionit të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Senatit italian. Diskutuam për lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe sfidat me të cilat përballet rajoni dhe rikonfirmova përkushtimin e vendit tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit euroatlantik duke marrë garancinë e znj. Craxi se Italia do të vazhdojë të mbështesë pa u lodhur Shqipërinë dhe të punojnë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Peleshi. /ATSH

Takim miqësor me znj. Stefania Craxi, Kryetare e Komisionit të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Senatit Italian….

Posted by Niko Peleshi on Wednesday, April 19, 2023

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…