Çuçi: Fleksibël për ulje të çmimeve të dokumenteve biometrike

Ministri i Brendshëm: Marrëdhënia kontraktore me kompaninë mbaron në fund të korrikut të këtij viti


Duke iu përgjigjur interesit të medieve, për kalimin në pronësi të shtetit të kompanisë së prodhimit të dokumenteve të identitetit dhe çmimin e tyre, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shpjegoi se, “është një marrëdhënie kontraktore me kompaninë e cila mbaron në fund të korrikut të këtij viti”.

“Ne si qeveri, do të përfundojmë kontratën dhe do të marrim në dorëzim të gjithë kompaninë e prodhimit të kartave. Pastaj, vendosja e çmimit, sigurisht, pasi ne ta marrim në administrim këtë kompani, çështja e çmimit është një çështje që vendoset. Jemi shumë më fleksibël për t’i vendosur dhe për t’i ndryshuar çmimet se sa më përpara, kur fiksohej me një kontratë të caktuar që miratohej me ligj, dhe do duhej që përveçse të negocioje me kompaninë, do të duhej të ndryshoje edhe ligjin”, tha ministri Çuçi, në prononcimin për mediet, pas mbledhjes së qeverisë.

Ai tha se, “jemi shumë fleksibël, dhe kjo jo domosdoshmërisht lidhet me ndryshimin e ligjit. Pa diskutim për dokumentet e identitetit do të shohim hapësirat tona për t’ia lehtësuar në maksimum shtetasve”. /ATSH

Balla: Votuesit nga jashtë të regjistruar në KQZ kaluan shifrën 200 mijë

Mbi 200 mijë zgjedhës nga jashtë janë regjistruar në aplikacionin PER në faqen KQZ. Gov.al.

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla: Votuesit nga jashtë të regjistruar në KQZ kaluan shifrën 200 mijë

Mbi 200 mijë zgjedhës nga jashtë janë regjistruar në aplikacionin PER në faqen KQZ. Gov.al.