King-Smith takon kreun e Komunitetit Mysliman, vlerëson mesazhet drejtuar të rinjve

Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith.


Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith.

Ambasadori Smith e uroi kryetarin Spahiu për Fiter Bajramin dhe e përgëzoi atë, posaçërisht, për fjalimin e mbajtur në ceremoninë e faljes së Fiter Bajramit në sheshin “Skënderbej” më 21 prill 2023.

Ambasadori veçoi mesazhet inkurajuese të kryetarit të KMSH-së në fjalim për investimin në përmirësimin e kushteve social-ekonomike në Shqipëri dhe që të rinjtë shqiptarë ta shohin Shqipërinë si vendin e mundësive për një të ardhme më të mirë.


Gjatë bisedës, Smith vlerësoi gjithashtu bashkëjetesën fetare në vendin tonë dhe kontributin e çmuar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe të liderëve fetare për stabilitetin në vend dhe rajon.

Kryetari Spahiu falënderoi ambasadorin britanik për vizitën dhe fjalët e mira sa i përket mesazheve të tij në Fiter Bajram dhe shtoi se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të vijojë i palëkundur misionin e tij fisnik në shërbim të përçimit të mesazhit paqësor të islamit dhe në shërbim të kombit shqiptar.

Spahiu e ftoi ambasadorin në pritjen që do të organizohet së afërmi me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga ambasadori.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.