Milanoviç-Begaj: Kosova është realitet, shumë shpejt do të njihet nga të gjithë vendet e BE

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç deklaroi sot se, Kosova është një realitet tashmë dhe shumë shpejt do të njihet nga të gjithë vendet e Bashkimit Evropian.


Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç deklaroi sot se, Kosova është një realitet tashmë dhe shumë shpejt do të njihet nga të gjithë vendet e Bashkimit Evropian.

Duke iu përgjigjur interesit të medieve në lidhje me Kosovën, Milanoviç tha në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Bajram Begaj në Zagreb se, “Kroacia do të kontribuojë për ecurinë e Kosovës”.

“Kosova është një realitet. Numri më i madh i vendeve të BE dhe vendeve të NATO-s e kanë pranuar, disa nuk e kanë pranuar. Vendet që nuk e kanë pranuar po t’i pyesësh përse nuk e kanë pranuar nuk do dinë të arsyetojnë qëndrimin e tyre. Kroacia e ka pranuar Kosovën në mes të vendeve të para. Ky është një realitet”, tha ai.

“Do të bëjmë çdo gjë që mundemi dhe asnjëherë me synimin e provokimit të Serbisë, por duam t’i bindim që ky është realitet. Realiteti është i tillë që Kosova është pjesë e Evropës që në një të ardhme, jo të largët do të njihet nga të gjitha vendet e BE”, theksoi Milanoviç.

“Serbia tani po ndodhet në një pozitë politike skizofrenike. Nga njëra anë kanë fantazi mbi raportet me Rusinë, ndërsa në anën tjetër pretendojnë të futen në Evropë. Kosova është në rrugë të mirë. Në mënyrë aktive do të kontribuojmë sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç. /ATSH

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…