Beci: Interes i jashtëzakonshëm nga qytetarët për projektin strategjik në hyrje të Shkodrës

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci foli projektin strategjik për hyrjen e Shkodrës


Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci foli për projektin strategjik për hyrjen e Shkodrës, për të cilin sipas tij, “ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët shkodranë dhe jo vetëm”.

“Si çdo projekt i këtyre përmasave është e paevitueshme që të ketë dëshirë dhe entuziazëm, por edhe mosbesim dhe kritika. Pa marrë përsipër të zëvendësoj rolin e autorëve të projektit e të bëj arkitektin, urbanistin dhe inxhinierin, po përpiqem t’u jap përgjigje disa pyetjeve që kanë qarkulluar në lidhje me projektin”, tha Beci.

Sipas tij, “ky është një projekt i plotë urbanistik, arkitektonik dhe inxhinierik i financuar nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit për bashkinë Shkodër.

“Roli im në këtë projekt ishte përpjekja si deputet i sapozgjedhur në 2021 për të ndërprerë punimet e “bypass”-it loti 2 dhe për të parë për një zgjidhje të pranueshme për qytetin.

Projektit i është dashur më tepër se 1 vit të zhvillohet duke pasur parasysh natyrën komplekse të ndërhyrjes dhe madhësinë e tij prej 18 hektarësh. Puna është udhëhequr nga studioja holandeze Casanova and Hernandez (studioja e arkitekturës që ka projektuar muzeun Marubi dhe sheshin e Shirokës) në bashkëpunim me studio inxhinierie të huaja e vendase”, tha Beci.

Beci shprehu bindjen se, projekti është gati për t’u zbatuar dhe një pjesë e fondeve për zonën e portit pranë urës dhe sheshin pranë tij janë akorduar.

“Fondi i Zhvillimit ka kontraktuar dhe kompaninë zbatuese e cila po pret zbardhjen e lejes së ndërtimit për të filluar punimet për këtë pjesë. Për pjesën tjetër të parkut mbetem në kontakt të vazhdueshëm me Fondin e Zhvillimit dhe donatorë të tjerë dhe është plotësisht e mundur që brenda vitit të fillojmë nga puna edhe në pjesë të tjera të projektit, përveç portit tek i cili do të fillojmë menjëherë. Si kryetar bashkie i Shkodrës pas zgjedhjeve do ta kem shumë më të lehtë mundësinë për kërkim e gjetje fondesh për projektet tona”, shtoi ai.

Beci theksoi po ashtu se, Shkodra ka nevojë për shumë ndërhyrje edhe të infrastrukturës bazike në territorin e saj.

“Programi im është një tërësi projektesh strategjike të cilët i japin përgjigje sfidave të bashkisë, por nga ana tjetër u hapin rrugë zhvillimeve të vrullshme të ekonomisë në bashkinë tonë. Ky projekt është një prej tyre dhe është i rëndësishëm në disa rrafshe. Rivendos marrëdhënien natyrale mes qytetit e Liqenit që po ndërpritej arbitrarisht nga një projekt i trafikut të rëndë i konceptuar jo mirë e që po krijonte një barrierë jo natyrale mes qytetit dhe liqenit”, tha Beci.

Ai theksoi po ashtu se, krijohet një park prej 18 ha të cilin Shkodra e ka domosdoshmëri për qytetarët e saj.

“Projekti krijon një frymëmarrje të re për qytetin duke shtuar një zonë të madhe të gjelbër. Krijon një vend të mrekullueshëm argëtimi për fëmijët, rininë e të gjithë qytetarët e Shkodrës. I bën jehonë identitetit dhe trashëgimisë kulturore të Shkodrës në një zonë që ka qenë porta ekonomike, tregtare e kulturore për një pjesë të mirë të Ballkanit. Krijon një pol të ri për t’u vizituar si një ofertë e Shkodrës së re turistike dhe si një pol i denjë për të nisur vizitën e kalasë, liqenit dhe qytetit. Më shumë turizëm do të thotë më shumë të ardhura për të gjithë qytetarët shkodranë”, nënvizoi Beci.

Duke folur për përmasën e gjelbër të projektit, Beci sqaroi se, “pemët e paraqitura në renderat shoqërues janë të gjitha pemë ekzistuese në zonën ligatinore të liqenit, të cilat kur niveli i liqenit ngrihet duket sikur mbijnë nga uji”.

Sipas tij, “me shëtitoren e re do të jetë një mundësi shumë e mirë për foto të bukura”.

“Projekti përfshin godina në shërbim të fushave sportive, që do të ketë tualete dhe dushe për përdoruesit. Do të ketë parkim edhe për vetura, edhe për autobusë turistësh. Paralelisht do të punojmë për transport publik më të mirë dhe korsi biçikletash të dedikuar që parku të arrihet shumë kollaj nga qendra e qytetit”, tha ai.

Pyetjes nëse do të zbatohet ky projekt nëse ai nuk fiton zgjedhjet, Beci iu përgjigj: “kjo nuk është një pyetje për mua, po për kandidatin tjetër për bashkinë dhe vizionin e tij për këtë zonë. Deri tani më kanë treguar një reagim të nënkryetarit të Bashkisë i cili thoshte diçka si Shkodra nuk ka nevojë për projekte të tilla. Këtu ndahemi, unë mendoj se ky është një projekt që i bën nder së shkuarës dhe së ardhmes së Shkodrës. Jam i bindur se ky ka për të qenë një transformim fantastik me ndikim të shpejtë në ekonominë e qytetarëve, por edhe në cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve. Është një park publik, që të gjithë do të kenë mundësi ta shijojnë”, tha Beci.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…