Gjici: Më shumë investime për Kukësin

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka zhvilluar një takim në fshatin Mamëz.


Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka zhvilluar një takim në fshatin Mamëz.

Duke folur me banorët e fshatit Mamëz, Gjici tha se, ne vijmë me kokën lart për të gjithë punët e mira që kemi bërë gjatë mandatit të parë.

“Në 2019 premtuam rrugën e Kolshit, ku sot është një fjalë e mbajtur. Njëjtë si rrugën e Kolshit do të bëjmë rrugën e Mamëzit e të gjithë njësitë e tjera, të cilat janë pjesë e kontratës që ne e lidhim bashkërisht më 14 maj”, tha ai.

Ne vijim, Gjici tha se, “ne do të vazhdojmë të investojmë për Kukësin, ashtu siç bëmë aeroportin, spitalin, lagjet 4,5 dhe 6. Bëmë investime në rrugën e turizmit, bëmë investime tek lagjja e re. Bëmë investime në rrugën “Rilindja”. Bëmë investime në çerdhe, kopshte shkolla. Bëmë investime në dy pallate ku strehuam 70 familje, që sot i kanë marrë shtëpitë falas.

“I kemi kushtuar vëmendje strehimit social, kemi dhe 400 familje për të strehuar. Nuk do të lëmë familje që është në territor të Kukësit ata që janë jetim apo invalidë pa strehuar”, tha ai.

Po ashtu, Gjici, tha se, janë dy rrugë që i kemi kaluar në këshillin bashkiak që do të realizojmë. Këtë vit do të përfundojë rruga Manëz dhe Surrojit.

“Do të nisim investimet në ujësjellës një investim me qeverinë dhe bashkinë Kukës në 14 njësit e bashkisë.Të bashkohemi të majtë të djathtë që të bëjmë më shumë punë më shumë investime për Kukësin”, tha Gjici.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…