Kristo Gjezo, shkrimtari shqiptar që po korr sukses në Greqi

Për Kriston poezia është një ekstrakt trishtimi, një melankoli e rafinuar që rrjedh dendur dhe nxehtë nëpër të çarat që hapen në momentet e intensitetit të thellë,


Kristo Gjezo është ndër shkrimtarët më të talentuar të brezit të dytë. Ai lindi në Himarë më 1988, por u rrit dhe u arsimua në Greqi.

Në 1991 pas hapjes së kufijve së bashku më familjen e tij udhëtoi drejt Greqisë, për të ndërtuar të ardhmen e tij në Skala të Lakonisë.

U diplomua në Universitetin Teknik Kombëtar të Athinës, dega “Inxhinieri Gjeodezi”, por kjo nuk e pengoi t’i përkushtohej artit të të shkruarit. Kristo filloi të shkruante që në moshën 19-vjeçare.

Në 2012, botoi librin e tij të parë, përmbledhjen poetike “Frika të paplotësuara”. Më pas, në 2014, botoi romanin “Balta”, i cili është botuar edhe në Shqipëri dhe që këtë vit do të botohet edhe në gjuhën franceze.

Vlen të theksohet se ky roman ka patur një kritikë të shkëlqyer në shtypin grek. Një tjetër sukses i shkrimtarit është përmbledhja e tregimeve të shkurtra “Trambala” që është përkthyer në 7 gjuhë anglisht, turqisht, serbisht, rusisht, rumanisht, bullgarisht, shqip.

Ndërsa tregimi “Zemra për ushqim” është realizuar film me metrazh të shkurtër. Vepra të tjera të autorit që kanë parë dritën e botimit janë “Shëllirë”; “Pema që kishte një top për kokë”; “Gjilpëra e humbur”; “Kam blerë gjithmonë çadra transparente”.

Pena e shkrimtarit Gjezo është cilësuar si një nga penat më të arta dhe një shkrimtar që premton shumë për të ardhmen.

Që në moshën 24-vjeçare, ai u nderua me Çmimi Shtetëror për Autor Debutues, nga Ministria e Kulturës të Greqisë, për përmbledhjen e tij poetike “Frika të Paplotësuara”, ndersa romani “Balta” u nominua për Çmimin e Letërsisë së Athinës.

Edhe libri i tij i fundit, romani “Gjilpëra e humbur”, u prit ngrohtësisht dhe është nominuar për Çmimin Shtetëror për Fiction. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në panaire ndërkombëtare të librit në Kiev e Selanik, si dhe në Eventin Evropian për Rininë, në Strasburg. Gjithashtu është përfshirë edhe në shumë antologji.

Për Kriston poezia është një ekstrakt trishtimi, një melankoli e rafinuar që rrjedh dendur dhe nxehtë nëpër të çarat që hapen në momentet e intensitetit të thellë, ndërsa prozën e karakterizon si një ndjekje cerebrale që lejon këmbët e tua të zhyten në ujëra me ngjyra dhe temeperatura të ndryshme.

Autori jeton në Athinë dhe është duke shkruar romanin e tij të radhës.

(Marre nga faqja ne Facebook e Ambasades Shqiptare ne Greqi)

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…