Rama: Shqipëri-Greqi, së shpejti me Dhomë të Tregtisë dhe Industrisë

Rama: Krijimi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, që është një lajm shumë i mirë


Kryeministri Edi Rama theksoi sot në Forumin Ekonomik “DELPHI 2023, World Affairs”, që po zhvillohet në Athinë se “presim një zhvillim të ri që është krijimi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, që është një lajm shumë i mirë”.

Duke e cilësuar një hap të madh dhe të rëndësishëm, Rama tha se “vendet që bëjnë biznes me njëra-tjetrën kanë tendencë që të kenë marrëdhënie të mira ekonomike”.

“E vërteta është se volumi tregtar me Greqinë është shumë herë më i ulët se sa duhet të ishte. Ndërkohë, potenciali duhet të ishte shumë i madh. Kështu që volumi më i madh tregtar duhet të ishte më i madh sa është aktualisht. Kjo është diçka për të cilën ne po mundohemi që të bëjmë më tepër. Kemi projekte të përbashkëta në fushën energjetike, po bëjmë më shumë në këtë fushë”, u shpreh Rama.

Duke vijuar të parashtrojë marrëdhëniet aktuale me Greqinë, Rama foli edhe për projekte në fushën mjedisore.

“Po punojmë në një projekt fantastik për të mbrojtur lumin e Vjosës që është lumi i fundit i egër në Evropë që kalon në Shqipëri, por që fillon në anën tjetër të kufirit me Greqinë. Qeveria greke ka shfaqur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me ne dhe për të bërë diçka madhështore sa i takon mjedisit”, tha Rama.

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…