Këlliçi: Program për rritjen ekonomike të grave dhe vajzave

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, paraqiti pikat kryesore që ai ka për mbështetjen ndaj gruas dhe familjes, në programin e tij


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, paraqiti pikat kryesore që ai ka për mbështetjen ndaj gruas dhe familjes, në programin e tij.

Gjatë një takimi me vajzat e reja të Akademisë së Lidershpit, pranë FRPD, Kelliçi u shpreh se, gratë janë pasuria dhe potenciali më i madh që ka qyteti.

Në këtë organizim të Forumit Rinor, qe i pranishëm kryetari i PD, Sali Berisha, kryetarja e LDG, Albana Vokshi, dhe drejtuesi i Forumit, Besart Xhaferri.

“Në këto tre muaj që unë kam qenë në ture dëgjimi në bashkëbisedime në aktivitete me zonja, zonjusha por në mënyrë të veçantë me gratë e Tiranës. Një ndër statistikat që më ka mbetur në mendje vjen nga takimi i ditës së djeshme, që në testin e IQ në 15 vitet e fundit gratë dhe vazjat dalin më mirë se meshkujt, por dje unë kam mësuar një të dhënë që nuk e dija, që në vitin akademik 2021-2022 në Tiranë 66.1% e të diplomuarve janë vajza dhe ky është një lajm shumë i mirë dhe një potencial i jashtëzakonshëm për qytetin tonë, që tregon sigurisht se vajzat e Tiranës janë shumë herë më të përgatitura për tregun e punës, por mbi të gjitha për shoqërinë tone, ndaj edhe në fokusin e programit tim si kandidat për kryetar Bashkie do të jetë forcimi i rolit të gruas në Tiranë”, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi tha se, për forcimin ekonomik të gruas, ai ka plane konkrete.

“Grave sipërmarrëse u jam drejtuar me shprehjen që janë heroina të shoqërisë tonë sepse në të vërtetë ashtu janë, përveçse mbajnë familjet, përveçse ndihmojnë në rritjen e fëmijëve të tyre në rastet kur janë nënat të reja, prëveçse japin një kontribut shumë domethënës në familjet e tyre ato mbajnë gjallë edhe ekonominë e qytetit tonë. Janë 45 mijë subjekte të vogla, të biznesit të vogël në Tiranë që në një pjesë shumë të madhe të tyre drejtohen dhe menaxhohen nga gratë dhe kjo është një shifër shumë inkurajuese për mua si kandidat për kryetar Bashkie dhe është një objektiv që këtë shifër ta çoj edhe më lart në 4 vitet e ardhshme. Me paketën që kemi ofruar për uljen e taksave dhe të tarifave për biznesin e vogël dhe të mesëm duke i dhënë mundësinë sipërmarreseve të reja, zonjushave e zonjave, që të rriten më shumë në biznesin e tyre, por duke ndërtuar edhe më shumë çerdhe e kopshte pranë banesave dhe njësive të tyre ku ata banojnë, ne krijojmë shanse për forcimin e rolit të gruas”, u shpreh ai.

Këlliçi shtoi se, krijimi i mundësive nga Bashkia, për çerdhe dhe kopshte më pranë zonave të banimit, do të ndihmonte gratë, familjet dhe shoqërinë.

“Brenda dy viteve të para unë do të destinoj të gjithë taksën e 3%-shit të strehimit social për të ndërtuar çerdhe dhe kopshte në çdo njësi dhe që nëse do të mbetet vetëm një fëmijë i vetëm jashtë sistemi pas vitit të dytë, pra në vitin e tretë të mandatit të parë unë do të jap një kupon 100 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë, që familja të ketë mundësi ta çojë në çerdhe apo kopsht privat. Kjo sjell fuqizimin e rolit të gruas, pavarësinë e gruas, për t’i dhënë mundësinë të ketë edhe një jetë profesionale, edhe një karrierë të vetën, edhe të ketë mundësinë të jetë sipërmarrëse”, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi foli gjithashtu për rëndësinë dhe mundësinë që ka bashkia për të ofruar siguri për vajzat dhe gratë.

“Gjatë takimeve nëpër njësitë e Tiranës, vajzat e reja më janë ankuar se shpeshherë janë pre e abuzimit apo e ngacmimeve për shkak të mungesës së ndriçimit publik, të infrastrukturës rrugore apo edhe të mungesës së sigurisë që ato mund të ndjejnë në komunitet për shkak se policia Bashkiake sot është kthyer në një polici gjobëvënëse dhe nuk bën rolin që ka që të shërbejë si një polici komunitare që të garantojë jetën, sigurinë e qytetarëve, por mbi të gjitha të sinjalizojë problematikat më të para që vënë re”, tha ai.

Po ashtu, Këlliçi shtoi se, modernizimi i transportit urban, do të thotë më shumë siguri në autobuze dhe në stacionet e pritjes. /ATSH

Qose: Partneriteti me ambasadën e SHBA, shtyllë kyçe për modernizimin e sistemit penitenciar

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Qose: Partneriteti me ambasadën e SHBA, shtyllë kyçe për modernizimin e sistemit penitenciar

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me…