“Open Book” në Gjermani, libri shqip tërheq vëmëndjen në “Leipzig 2023”

“Open Book” ishte aktiviteti i parë mbi librin, e të Panairit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit


Panairi i Librit “Leipzig 2023” u rikthye për lexuesin pas tre vitesh mungesë, për shkak të pandemisë.

Mijëra vizitorë kanë mbushur këto ditë hapësirën e panairit, ku pritet të mbahen takime të rëndësishme mbi librin.

Shqipëria ka stendën e saj në këtë panair, një traditë tashmë falë bashkëpunimit me rrjetin Traduki dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

“Open Book” ishte aktiviteti i parë i një cikli bisedash mbi librin, që do të mbahen përgjatë ditëve të Panairit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, i cili u mbajt ditën e parë të panairit me autorët Loer Kume, Andreas Dushi, Flogerta Krypi dhe Ervin Nezha.

“I konceptuar si një reflektim mbi atë çfarë Ballkani i hapur do të sjellë për librin, kulturën në rajon, ky takim ngjalli interes te lexuesit e pranishëm”, thotë Alda Bardhyli, drejtore e QKLL.

Në takim ishte i pranishëm dhe drejtori për librin në Ministrinë e Kulturës serbe, Mladen Vesković. E ardhmja përmes librit erdhi në diskutimet e autorëve të rinj shqiptarë, të cilët e shohin gjuhën si një mjet komunikimi që thyen barriera.

Gjatë aktivitetit u lexuan dhe pjesë nga krijimtaria e tyre në gjermanisht, nën përkthimin e Suzana Finger.

Aktiviteti u përshëndet dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko. Stenda e Shqipërisë ka vijuar me një sërë aktivitetesh.

“Revolucioni i zemrave” ishte një tjetër aktivitet i frymëzuar nga një qasje tjetër në rajon me shkrimtarët Lindita Arapi, Stefan Çapaliku, Ag Apolloni, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Garaku, dhe Ana Kove.

Qindra vizitorë kanë vizituar stendën e Shqipërisë, ku përgjatë gjithë kohës ka lexime nga letërsia shqipe.

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…