Pakica Kombëtare Greke

Pakica kombëtare greke është njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar në vitin 1921 në Unionin e Kombeve.


Në Shqipëri jeton historikisht pakica kombëtare greke, pakicë kjo e njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar në vitin 1921 në Unionin e Kombeve. Kjo pakicë, me përpjekje të vazhdueshme mundi të ruaj identitentin e tij kombëtar, gjuhën amtare greke, traditat kulturore, doket dhe zakonet. Që nga dita e përfshirjes së tij në kuadrin e shtetit shqiptar, ka treguar frymë bashkëpunimi e tolerance.Ajo themeloi dhe forcoi marrëdhëniet miqësore dhe ka luajtur rol pozitiv në fushën e bashkëjetesës paqësore me popullsinë shqiptare.

Eshtë fakt se në periudhën e diktaturës janë bërë përpjekje sistematike nga ana e regjimit për kufizimin e të drejtave, deri në shkëputjen e komunikimit me trungun amë dhe eliminimin e fizionomisë kombëtare te kësaj pakice. Në vitet e demokracisë pakica kombëtare greke po bën të gjitha përpjekjet për demokratizimin e vazhdueshëm të jetës, për ruajtjen e klimës së bashkëpuminit, për një bashkëjetesë të civilizuar në bazë të Kushtëtutës së vendit dhe Konventave Ndërkombëtare. Ajo po jep kontributin e saj për integrimin pëfundimtar të Shqipërisë në familjen e madhe Evropiane. Përfshirja në Kushtëtutën e Shqipërisë të nenit 20 lidhur me të drejtat e pakicave kombëtare si dhe nënshkrimi i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare nga ana e qeverisë janë hapa të rëndësishme në këtë drejtim.

Pakica Kombëtare Greke ka dhënë gjithmonë një kontribut të shquar në shoqërinë shqiptare dhe nga kjo pakicë kanë dalë figura të spikatura në fushën e arsimit, kulturës, shkëncës, sporteve etj.

Marre nga faqja zyrtare Komiteti për Pakicat Kombëtare

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë