Bejko takim me gratë dhe vajzat: Nënat kryefamiljare, rimbursim 100% për kreditë për strehim

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me gra dhe vajza, ndërsa premtoi më shumë mbështetje për nënat kryefamiljare.


Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me gra dhe vajza, ndërsa premtoi më shumë mbështetje për nënat kryefamiljare.

Bejko tha se, nënat kryefamiljare dhe gratë e divorcuara do të jenë në fokusin e tij, të cilave do t’iu mundësojnë rimbursim 100 % për kreditë për strehim.

Gjatë takimit Bejko tha se, “në ndryshim nga Erion Veliaj, i cili u merr taksën 3 % ndërtuesve vetëm në para, ata do ta marrin një pjesë në para dhe një pjesë banesa, në mënyrë që të strehojnë gratë kryefamiljare, apo ata persona që nuk kanë mundësi financiare”.

“Do ta kemi prioritet që nënat kryefamiljare, të cilat kanë gjithë peshën e familjes, nënat e fëmijëve jetim, apo të divorcuara do t’i kemi në fokusin tonë. Do t’i trajtojmë ato me dinjitet. Do t’i japim kredi 100 %, do ua rimbursojë bashkia kredinë për strehimin. Do të jenë në listën prioritare për të marrë apartament, banesën, që është absolutisht jetike. Ne do u marrim, firmave të ndërtimit, bashkia edhe sot e ka me ligj që do u marrë 3 %. Mirëpo bashkia e merr në para’ të gjithë, nuk e merr në objekt. Ne do ta marrim një pjesë në para, një pjesë në objekt. Do ta marrim në objekt me qëllim që çiftet e reja, gratë kryefamiljare, ata që s’kanë kushte për të siguruar minimumin jetik, do të strehohen në këtë shtëpi me kriteret që ka vendosur ligji. Ne duam që t’i strehojmë këto familje në këtë hyrje që ka në dispozicion bashkia”, tha Bejko.

Po ashtu, Bejko tha se, do të ulin taksën e ndërtimit nga 15 % në 5 %, me qëllim që të bjerë çmimi i apartamenteve.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…