Bakiu: Kruja ka nevojë për shumë menaxhim e pak politikë

Kandidatja e PD: Eshtë koha të shohim njëri-tjetrin e të themi cila është më e mira për Krujën”.


Kandidatja e PD për bashkinë e Krujës, Merita Bakiu u shpreh sot se, “është koha të shohim njëri-tjetrin e të themi cila është më e mira për Krujën”.

Ajo parashtroi programin e saj ku thekson se, “Bashkia e Krujës duhet të jetë e hapur, në shërbim të qytetarëve dhe të ketë vullnetin për të hartuar strategji për t’u forcuar ekonomikisht”.
“Kruja ka nevojë për shumë menaxhim e pak politikë”, tha Bakiu.

Sipas saj, “krutanët u lodhën me pamje 3-D të qendrës së qytetit, ku e thënë dhe sipas specialistëve të fushës, ky projekt, jo vetëm nuk i shërbeu komunitetit, por humbi dhe identitetin e qytetit”.

Ajo falënderoi shtetin austriak e zvicerian që pas nëntë vitesh vunë në funksion Pallatin e Kulturës.
“Se çfarë është bërë për Krujën këto 10 vite e shjegon qartë shpopullimi i qytetit, biznesi i vogël që mbyllet dita-ditës dhe biznesi i madh që është në krizë për fuqi punëtore”, tha ajo.

“Politikat e qeverisë socialiste i hoqën qytetit të Krujës të gjitha zyrat e shërbimeve duke shtuar edhe më shumë lodhjen fizike e kostot financiare tek njerëzit për të marrë shërbimet. Kruja është larg vëmëndjes së qeverisë. Ndaj ftoj votuesit e Bashkisë Krujë, më 14 maj të jemi të gjithë bashkë të votojmë për ta kthyer Bashkinë në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Bakiu.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…