Beci: ‘Business Park North’, park biznesi për Shkodrën

“Për një ekonomi më të fuqishme të Shkodrës është i domosdoshëm zhvillimi industrial dhe i prodhimit”


“Për një ekonomi më të fuqishme të Shkodrës është i domosdoshëm zhvillimi industrial dhe i prodhimit”, u shpreh, Benet Beci, kandidati i PS-së për kryetar të bashkisë Shkodër, në zgjedhjet e 14 majit, gjatë një takimi me banorë të qytetit të Shkodrës.

“Gjatë kësaj periudhe kam folur me dhjetëra biznese aktive në Shkodër rreth faktorëve të suksesit, por edhe problematikave që i shqetësojnë e pengojnë zgjerimin e tyre. Kam folur edhe me investitorë të mundshëm privatë, brenda e jashtë vendit, për të kuptuar se pse Shkodra sot nuk është në hartën e interesit të investitorëve. Unë mendoj se bashkia duhet të ketë një rol të përditshëm pro-aktiv në komunikimin me biznesin dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta. Biznesi është shtyllë e ekonomisë, është ai që hap vende pune dhe rrit ekonominë”, u shpreh ai.

“Një nga projektet strategjike”, tha ai, “që do të mbështes për Shkodrën është edhe themelimi i ‘Business Park North’, Parku i Biznesit të Veriut si zonë e lirë ekonomike në hapësirën e ish-uzinës së telave, zonën industriale të qytetit. Kjo hapësirë prej 8,5 hektarësh do të kthehet në një park biznesi të mirëstrukturuar që do të ofrojë të gjitha shërbimet, si në parqet e biznesit në Evropë”.

“Në park do të ofrojmë infrastrukturën moderne, mjedise të përbashkëta, qendrën e trajnimeve dhe hapësira për prodhim, show room, me synim tërheqjen e bizneseve të reja shqiptare apo të huaja në Shkodër, si dhe akomodimin e bizneseve ekzistuese që duan të investojnë në hapësira moderne pune. Është një format i përhapur kudo në Evropë, por edhe në rajon dhe funksionon me sukses duke gjeneruar ekonomi dhe krijuar vende pune.
Studimi i fizibilitetit, tashmë i përfunduar nga Korporata Shqiptare e Investimeve, përcakton se do të jenë rreth 50,000 m2 në funksion të zhvillimit të biznesit, rreth 20 biznese të vendosura në park, një numër prej rreth 1,000 të punësuarish, miliona euro investime brenda parkut dhe të qarkulluara në ekonominë e Shkodrës çdo vit. Bashkia Shkodër do të bashkëpunojë ngushtë me Korporatën dhe investitorët privatë për ta bërë këtë park realitet e për t’i dhënë një dimension tjetër zhvillimit ekonomik në qytetin tonë”, tha Beci.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…