Alibeaj: Ndarja finale, kur Berisha u strehua te Meta


Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi mbrëmjen e djeshme se ndarja përfundimtare me Sali Berishën ndodhi kur ai bëri koalicion me Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta.

Gjatë një interviste televizive, Alibeja tha se rrugët me Berishën u ndanë kur, siç shprehet, “u strehua në një parti të majtë”.

“Momenti politik i cili bëri ndarjen finale nuk ishte 8 Janari, edhe pse i shëmtuar ishte, nuk ishte 30 Prilli, nuk ishte Tetori i vitit të kaluar kur dolëm, ishte momenti kur Sali Berisha mori dhe shkoi e u strehua tek një parti e majtë, Ilir Meta.

Aty ndahen rrugët përfundimisht. Ajo që do ndodhë jo nga unë, por nga gjithë kolegët e mi është që ne ndërtojmë një PD të rinovuar në koncept, në ideologji dhe në mënyrën e funksionimit.

Kjo periudhë e zgjedhjeve dhe ajo që do të vijë më pas e kërkon e ka të nevojshme një tur sqarimi me të gjithë demokratët, edhe falenderimi madje sepse për qëndresën e madhe që ata kanë bërë, ndoshta edhe ndjese nga ana jonë që për 1 vit e ca ndoshta u dukëm paksa të tërhequr, por të thashë arsyen se përse”, deklaroi ai.

Lexo më shumë nga

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…