Autoriteti i Dosjeve kujton gazetarët e persekutuar nga regjimi komunist

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Autoriteti i Dosjeve sjell në vëmendje Fadil Kokomanin e Vangjel Lezhon


Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Autoriteti i Dosjeve sjell në vëmendje Fadil Kokomanin e Vangjel Lezhon, duke publikuar letrën që gazetarët e burgosur në burgun famëkeq të Spaçit, ia dërguan më 9 korrik 1978, Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë kundër “regjimit obskurantist e famëkeq, të pashpirt e gjakatar”.

Letra konsiderohet një akt i jashtëzakonshëm guximi dhe trimërie në atë “humnerë amoraliteti”, ku pushteti zotëronte fuqinë absolute ndëshkuese. Të dy u arrestuan dhe u dënuan me vdekje, pushkatim “për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kundërrevolucionare” dhe “për agjitacion e propagandë”.

Më 29 maj 1979, Fadil Kokomani, Vangjel Lesho dhe Xhelal Koprencka u ekzekutuan dhe sot janë ende pa varr.

“Në një shtet ku jeta e përgjithshme dhe e veçantë i nënshtrohet mendimit dhe rrugës politike të një suite të përjetshme, pa dyshim që ky shtet është pushtuar nga një humnerë amoraliteti.

Krijuat një fe të re të perëndive të Tiranës, krijuat Zotin e ri në personin e Enver Hoxhës, të cilin e kanë tmerr dhe frikë të gjithë, pasi ai është bërë Zot i familjes, i ndarjeve dhe martesave, i aksioneve dhe i zboreve sfilitëse, i kafshatës së bukës dhe çka është më tronditësja ai është kapitalisti dhe punëdhënësi primar dhe permanent i kësaj toke shqiptare”, shkruanin Kokomani dhe Lesho, në shenjë rebelimi ndaj regjimit diktatorial.

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua sot në Izrael me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës…

Global 360

Trump pritet të shpallë nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet me Kievin

Administrata Trump dhe Ukraina planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet që dështoi pas takimit katastrofik të Zyrës Ovale.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua sot në Izrael me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës…