Xhaçka pret Roswall: Suedia mbështetet Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti ministren e Suedisë për Çështjet e Bashkimit Evropian, Jessica Roswall.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në takim ministren e Suedisë për Çështjet e Bashkimit Evropian, Jessica Roswall.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka theksoi se në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.

Xhaçka theksoi se ministrja Roswall garantoi mbështetjen e Suedisë për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.

“Kënaqësi të mirëprisja në Tiranë, ministren e Suedisë për Çështjet e Bashkimit Evropian, Jessica Roswall për të diskutuar mbi procesin e integrimit Evropian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Mirënjohje Suedisë për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë në rrugëtimin tonë drejt BE-së. Ndamë të njëjtin mendim se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mbetet vendimtar për sigurinë e rajonit dhe Evropës”, shkruan Xhaçka. /ATSH

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”