Gjashtë fakte që më trishtojnë!

Filozofi i madh Emanuel Kant,, tek vepra e tij “Kritika e gjykimit” ka termin “I mallkuar prej diturive”.


Nga Mark Simoni

MË TRISHTOJNË KËTO GJASHTË FAKTE

Nuk ka qenë më shumë se 19 vjeç, kur mbasi nuk shkoi dot në shkollë të lartë, Ndoc Gjetja u dergua në zonën më të thellë të Lezhës, në Kalivaç, si punonjës i një vatre të vogël kulture. I vetmuar me vetminë e tij, dhe me dëshirën e madhe për të lexuar e ditur, ndër të tjera nisi të mësojë dhe gjermanishten. E cila më vonë iu bë dhe shkaku që jo vetëm të pushohej nga puna, por dhe t’i krijohej një situatë frikësuese që e ka terrorizuar jo pak poetin. “Ka qenë ndoshta përiudha më e vështirë shpirtërore e imja. Gjërat u ndërlikuan aq shumë sa vetëm Seit Bushati më shpëtoi nga burgu”, më pati thënë një herë për atë periudhë.

 

Mbi një biçikletë të vjetër e rrangalle, shkonte çdo mëngjes me mundim për në punishtën e xunkthave të Shkodrës, përkthyesi më i mirë i “Iliadës” dhe “Odisesë” Gjon Shllaku i famshëm, i cili në njërën nga paditë që iu bë, kur ra në burg, qe: “…lexon libra të huaj”. E kam biseduar vetë me të këtë andrallë, se më prezantoi prof. Cuf Shpuza me përkthyesin.

Luigj Ljarja, ish mësues i vjetër i gjimnazit të Lezhës, i thyer në moshë dhe i pamundur, u mbajt në këmbë para publikut, nën akuzë, në një mbledhje të gjatë diskretituese, vetëm sepse u jepte mësime frëngjisht dhe revista frënge disa nxënësve.

Me Moikom Zeqon kemi vizituar disa herë shtëpinë e Pashko Gjeçit, (patjetër njohësi më i madh shqiptar i Dante Aligerit). Kur e pyeta se cilën prej pjesëve të triologjisë së Dantes mendonte se e kishte përkthyer më mirë. “Ferrin, më tha, se ferrin e kisha provuar”. Pati qenë në burg, se i kishin gjetur libra të vjetër latinisht të ndaluar.

Alma P. një shoqe e imja e gjimnazit, (që pati ardhur nga Berati për të bërë dy vite në Lezhë), më ka mundësuar të takoj në Berat Vexhi Buharanë, përkthyesin e mrekullueshëm të letërsisë perse dhe osmanishtes, i cili pas shumë e shumë viteve burg për propogandë të ndaluar, krejt i rrënuar e i cfilitur, priste biletat në një berberhanë.

Të gjitha këto mu kujtuan sot, tek shfletoja një koleksion gazetash në Bibliotekën Kombëtare. Fliste për një ngjarje të bujshme të viteve 1988, ku për këtë ngjarje qe arrestuar dhe një vajzë 20 vjeçare. Në dosjen e saj ishte dhe ky shënim, që patjetër ka ndikuar në peshën e dënimit: “Xhulieta ka manifestuar shfaqje negative, duke ndjekur një kurs privatisht për mësimin e gjuhës angleze”. (Gazeta “Panorama”, datë 27 maj 2019, faqe 19)

Filozofi i madh Emanuel Kant,, tek vepra e tij “Kritika e gjykimit” ka termin “I mallkuar prej diturive”.

Lexo më shumë nga

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.