Opera Solemne “Skënderbeu Kryezot”

Libreti i operas solemne dhe fryma e kompozimit të saj janë mbështetur mbi disa motive të veprës së njohur të Fan S. Nolit “Skënderbeu – kryezot i Shqipërisë”


Opera Solemne “Skënderbeu Kryezot”

Opera “Skënderbeu, kryezot i Arbërit” ka në qendër Jetën dhe Përjetësinë, të cilat marrin shkas nga figura e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, në vitin e 555 vjetorit të ndarjes nga jeta.

Libreti i operas solemne dhe fryma e kompozimit të saj janë mbështetur mbi disa motive të veprës së njohur të Fan S. Nolit “Skënderbeu – kryezot i Shqipërisë”. Në thelb opera-solemne është bashkimi i gjinisë së Operas dramatike me Meshën Solemne, pra Opera Selemne. Opera është konceptuar në dy pjesë, dy akte, që i përgjigjen jetës dhe përjetësisë të Gjergj Kastriotit në botën shqiptare, gjegjësisht heroit dhe epokës së Arbërit në shekujt e humanizmit europian dhe të qendresës antiosmane. Këtyre dy pjesëve, që plotësojnë njëra-tjetrën në ndryshim, u vjen për shtat si fjala (narracioni), ashtu dhe regjistri muzikor.

Ka një simetri midis dy pjesëve sa u takon nënndarjeve të tyre: katër arie (jeta) të kënduara nga Skënderbeu në të parën kundrejt 5 koraleve në të dytën (përjetësia). Ndryshimi midis tyre qendron në raportin individ-epokë, jetë-përjetësi, hero-mit. Në tërësi opera e kapërcen këtë dallim, që është formal dhe konceptual, në pajtim me urtësinë që bart thënia latine et pluribus in unum, një dhe shumë, shumë në një, ose, siç shprehej vetë Fan Noli në një vepër tjetër, veç e tok.

Në pjesën e parë, prej uverturës dhe katër arieve, katër skenash, do të vetëshfaqet heroi: prej frymëzimit hyjnor (Shën Gjergji i shfaqet në ëndërr Gjergjit tonë dhe i jep besimin për fitore); mallit për vendlindjen si një ndjenjë e përjetshme dhe e përgjithshme, që ka zënë vend gjinikues qysh në letërsinë antike greke (Odiseu dhe Itaka); vokacionit dhe motivimit për qendresë (Embëtha!) dhe konceptit për lirinë (Lirinë nuk jua solla unë). Në të katër ariet portreti i Skënderbeut do të shfaqet si një figure e shekujve të humanizmit europian, që kishte në qendër Shën Njeriun, me besim në forcën e vet dhe me vullnetin për ta ndërtuar fatin individual dhe të bashkësisë sipas një përfytyrimi të ri. Edhe kjo pjesë vetë nis me individin e mbyllet me bashkësinë, et pluribus in unum: prej ëndrrës së heroit deri tek lirinë e gjeta mes jush.

Pjesa e dytë ndjek modelet e njohura të requiemit/meshes me karakter evokues dhe përshpirtjeje. Përmes pesë pjesëve korale (INTROITUS), KYRIE, SANCTUS, GLORIA, AGNUS DEI), të cilat janë pesë skena të çdo meshe solemne, glorifikohet pasjeta e heroit, që në fakt është fuqia e tij si strumbullar i konvergjencës së popullit që i takon. Shqiptarët i mbajti gjallë figura e Skënderbeut dhe gjuha e Arbërit.
Së bashku të dyja pjesët i japin operas karakter të dyfishtë: heroik dhe solemn. Solisti (nga lat. solus, vetëm) në pjesën e parë është unum, heroi që identifikohet përmes logoseve të tij, të cilat mund të kuptohen edhe si akoluthi. Kori në pjesën e dytë është pluribus, bashkësia, mbijetesa shqiptare ndër shekuj, fryma e heroit në pavdekësi.

Kjo opera bashkon edhe muzikalisht tradicionalen (që do të ketë më shumë vend në aktin e parë, ku do të shpërfaqen motivet mbarë shqiptare) dhe klasiken botërore (në aktin e dytë, ku polifonia e requiem-it ose meshës do të jetë sunduese.

Teksti i kënduar tek ariet do të jetë në gjuhën shqipe, i mbështetur në rrëfimet e Skenderbeut sipas Fan S. Nolit, kurse teksti i kënduar në « Meshën Solemne » do të jetë në latinisht, i mbështetur në traditën e gjithëpranuar muzikore të meshave dhe rekuiemeve.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…