Lamtumirë Matilda!

Mirënjohje për të gjithë ata që u bënë mbështetës dhe ia bënë më të lehtë rrugëtimin e sakrificës dhe të vuajtjes Matildës së pafat….


Nga Ilir Çumani

LAMTUMIRË MATILDA!

Matilda Mina, në jetën e saj ishte një nga shumë vajzat jetime e pafat, e cila u rrit me mundime, sakrifica e halle të mëdha në një Shqipëri si kjo e jona.

E braktisur që në mituri, ajo u rrit jetime pa familjen e saj biologjike, por gjeti streh dhe dashuri në një familje shumë herë më të madhe, (në fillim në Befotrofin e Vlorës, më pas, në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë), e rrethuar me kujdestarë dhe edukatorë që u bënë prindër të vërtetë të saj, me shumë motra e vëllezër të ngjashëm të të njëjtit fat, e cila ndau me të gjithë bashkëvuajtësit e saj brengat, dhimbjet dhe gëzimet e një fëmijërie të paplotësuar….

Matilda Mina, ajo vajza bukuroshe me ngjyrë çokollatë, që shpesh herë binte në sy nga shumica e bashkëmoshatarëve të saj, me atë natyrën e saj të qeshur, e ndrojtur, e brishtë, por edhe lozonjare, ia lëshoi trupin tokës dhe nga sot e tutje i përket vetëm Zotit.

Për fat të keq, jeta e vështirë e Matildës është historia e ngjashme e vetësakrifikimit përtej mbijetesës dhe sublimitetit që i duhet të përballë çdo jetim në realitetin ku jeton; një ilustrim shumë i qartë si në romanin “Oliver Twist” të Charles Dickens, i cili e paraqet me një dramacitet të dhimbshëm dhe të frikshëm të gjithë realitetin e mijëra fëmijëve jetimë të pastreh dhe pa të ardhme në Anglinë e dekadave të para të shekullit të 19-të.

Oliver Tuist u frymëzua nga shumë jetimë që përballeshin me jetën e vështirë në Angli, në një vend ku nuk kishte aspak ligj e rregull, ku mbizotëronte krimi dhe padrejtësia.

Një ilustrim pak a shumë i ngjashëm me realitetin tonë ku jetimët po përballen në një Shqipëri më pak të dhembshur….dhe indiferencën e institucioneve tona në këto 3 dekada të tranzicionit shqiptar.
Kalvari i vuajtjeve dhe sakrificave që Matilda kaloi në jetën e saj, ishte përtej të pamundurës, ku si çdo jetim, asaj iu mohua një punë dhe një strehim dinjitoz, pertej propagandës së politikës zyrtare.
Ajo ishte e punësuar prej 15 vitesh në të zezë tek një sipërrmarës privat, e keqpaguar deri në shfrytëzim të pamëshirshëm nën një diskriminim, me një pagë qesharake prej 10.000 (dhjetëmijë) lekë të reja në muaj, e pasiguruar, e pa mbështetur siç duhej nga shteti me programe të ndihmës dhe mbështetjes, duke u përballur kohët e fundit edhe me një sëmundje të rëndë, e cila i morri jetën.


Më është dashur të merrem personalisht me rastin e Matildës për tu interesuar dhe për ta ndihmuar gjatë kohës së terapisë për të marrë ndihmën e plotë mjekësore me të gjitha shërbimet e nevojshme që i duheshin asaj nga shërbimi spitalor i Qëndrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, duke falenderuar personalisht Drejtoren e Përgjithshme znj. Albana Fico, Dr.Prof. Silvana Çeliku dhe mjekun specialist Romeo, të cilët janë treguar të gatshëm dhe i qëndruan deri në fund Matildës me të gjitha shërbimet e nevojshme që asaj i nevojiteshin.

Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, mori përsipër të organizoj të gjithë ceremoninë e percjelljes për në banesën e fundit me të gjitha nderimet që i takonin Matildës.

Me këtë rast, falenderoj me mirënjohje Bashkinë Tiranë, N/Kryetarët, znj. Anisa Ruseti dhe Andi Seferi, të cilët u treguan menjëherë të gatshëm dhe ndihmues për të përgatitur në një kohë rekord një ceremoni dinjitoze të përcjelljes së Matildës për në banesën e fundit….

Mirënjohje për të gjithë ata që u bënë mbështetës dhe ia bënë më të lehtë rrugëtimin e sakrificës dhe të vuajtjes Matildës së pafat….

Me nderime dhe përulësi,
ILIR ÇUMANI

Tiranë, e hënë, 08 prill, 2023

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.