Qytetarja e parë e Përmetit e ka emrin Alma Hoxha!
Emrin për qytetare e parë e Përmetit ajo e ka vendosur me krenarinë, punën, fisnikërinë dhe përuljen e saj si një shërbëtore e denjë ndaj qytetarëve të saj.
Nga Fejzo Subashi
Qytetarja e parë e Përmetit dje, sot, nesër dhe pasnesër e ka emrin Alma Hoxha.
Problemi i opozitës, jo vetëm i asaj që ka vulën, por edh asaj pa vulë i pagëzuar me emrin Bashkë Fitojmë, përveç vështirësisë për të gjetur një emër për të konkurruar për Bashkinë Përmet, u ndodhën në një vështirësi shumë të madhe për përballje për luftën për qytetar të parë të Përmetit.
Halli dhe sikleti i emrit u duk edhe në prezantim duke u ngatërruar me emrin e tyre, po si mjeshtra të foltores, ku deshën, u shtirën dhe donin të ngatërronin emrin e kandidates së PS, duke e shitur si luftë politike dhe suport për konkurrimin.
I mirëkuptoj për hallin, i vlerësoj për gjetjen e lojës, por e pa mundur ti mirëkuptoj dhe aq më pak të jem në dakord me shikimin dhe qëndrimin keqdashës të Kandidates për Kryetare Bashkie Përmet e Partisë Socialiste.
Jo kështu se u pëlqen socialistëve të Përmetit, apo se unë shmang debatin në Përmet, por se Qytetarja aktuale e Përmetit dhe kandidate për nesër ka fituar respektin, mirënjohjen dhe besimin jo vetëm të socialistëve, por të gjithë qytetarëve përmetar që banojnë atje, ose jo, pavarësisht përkatësisë pulitke.
Qytetarja e parë e Përmetit, dje, sot, nesër dhe pasnesër e ka emrin Alma Hoxha dhe pikë.
Ajo këtë emër nuk e ka fituar, apo e ka dhuratë nga as një forcë politike, qoftë edhe partia që e ka miratuar konkurrimin e saj. Ajo këtë emër ka kohë që e ka merituar dhe e ka vendosur.
Emrin për qytetare e parë e Përmetit ajo e ka vendosur me krenarinë, punën, fisnikërinë dhe përuljen e saj si një shërbëtore e denjë ndaj qytetarëve të saj. Alma Hoxha, e ka vendosur emrin e saj me përkushtimin në edukimin dhe formimin të dhjetëra e qindra bij, bija vëllezër, motra, miq dhe dashamirës të këtij qyteti si një mësuese e ndenj dhe e përkushtuar.
Alma Hoxha, nuk i është dashur shumë suporti i partisë, pasi partia që ajo aderon e kishte nder dhe privilegj aderimin dhe përkushtimin e një qytetare dhe fisnike si Alma.
Alma Hoxha nuk i shpëton dot lojës dhe luftës politike, por ajo absolutisht që nuk është bërë dhe as nuk mund të bëhet pjesë e pisllëkut politik, si dhe e pa mundur t’iu japi kundërshtarëve mundësin e përdorimit të gjuhës së pistë dhe abuzive politke, ndaj qenësisë së saj si Kryetare e bashkisë Përmet dhe aq më pak si qytetare dhe bij e këtij qyteti.
Alma Hoxha ka hyrë në zyrën e Kryetares së Bashkisë, ashtu siç ka hyrë në rrugën e profesionit dhe siç ka ecur dhe vazhdon të eci rrugëve të qytetit e thjeshtë, qytetare dhe fisnike, ku merr mirënjohjen dhe respektin e çdo banori dhe qytetari të kësaj Bashkie.
Ajo ka ditur të ruaj, jo vlerat dhe fisnikërinë e origjinës dhe të familjes, por dhe fisnikërinë dhe qytetarin e kulturën e Përmetit, ku të jem i sinqertë vështirë ta bësh pronën tënden nëse nuk e meriton.
Alma Hoxha, me qytetarin e saj, nuk e ka parë kolltukun dhe portofolin e qytetares së parë të Përmetit, për interesa të saj apo të familjes, aq më pak me cilësi delirante, apo prej një kryeneçeje; se jam unë këtu dhe s’ka tjetër, apo ma kanë nevojën.
Jo. Jo ajo e ka parë dhe është sjellë më karrigen dhe postin, si një shërbëtore për qytetarin dhe qytetarët dhe gjithë bashkinë. Në funksion dhe luftën për të realizuar këtë mision sa qytetar, sa fisnik, por aq i rëndësishëm si detyrim për vlerësimin që të bëjnë votuesit, ajo ka krijuar ura bashkëpunimi, mirëkuptimi me të zgjedhurit, të çdo niveli, si dhe me pushtetin qendror.
Kjo qasje, risi, sjellje dhe sukses i Znj. Alma, është parë nga kundërshtarët, jo me syrin e qytetarëve dhe në interes së tyre, por si një mundësi për ta cenuar figurën dhe punën e saj.
Megjithëse kundërshtarët e quajnë si paaftësi dhe mundësi të vetme të tehut të tyre, në fakt kanë bërë një autogol të madh në portën e tyre, pasi qytetarët dhe banorët e kësaj bashkie e vlerësojnë në maksimum sjelljen, qasjen dhe bashkëpunimin e Almës si Kryetare Bashkie, qoftë me qytetaret, qoftë me shtetarët dhe të zgjedhurit.
Binomi i saj me deputeten dhe ministren Kumbaro, përpara se ta shikojmë si objekt lufte politike të opozitës, është risi për qytetarët dhe bashkinë Përmet. Këtë bashkëpunim, që opozita e shikon me shumë zili, ku kërkon ta kthej në një luftë ndaj Almës, duhet ta konsiderojmë si vlerë të performancës, përkushtimit, vendosmërisë dhe mundësisë objektive të Almës si qytetare e parë për të realizuar misionin e saj.
Alma me këto risi është vetvetja, është ajo Almë që njohim, që duan dhe dëshirojnë votuesit dhe çdo qytetar i bashkisë Përmet për Kryetaren e Bashkisë. Nuk e di sesi do ndjeheshin përmetarët, pavarësisht forcës politike që aderojnë, nëse qytetarja e parë e tyre s’do ishte e thjeshtë, aristokrate, fisnike, qytetare.
Në Përmet mund të bësh çfarë të duash, por kurrë nuk mund të jesh qytetar i parë i saj, aq më pak të marrësh mbështetjen dhe mirënjohjen e tyre nëse nuk ke cilësitë dhe vlerat që ka Alma Hoxha.
Se Alma ka këto cilësi dhe vlera ndaj ajo ashtu siç e ka merituar emrin e pagëzimin nga prindërit, ashtu e ka merituar dje, sot nesër dhe pasnesër emrin e qytetares së parë të Përmetit.
9 Maj 2023