Skënderbeu ynë i madh, strategu i shekujve!

Skënderbeu është simboli i bashkimit tonë kombëtar e i ndërgjegjes sonë kombëtare


Nga Kastriot Kotoni

Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot- Skënderbeu, organizator i përpjekjeve të bashkuara të popullit Shqiptar kundër pushtonjësve turq, udhëheqësi i madh i luftërave titane e fitimtare gjatë një çerek shekulli, me të drejtë zë një vend të shkëlqyeshëm në historinë e Kombit e të popullit tonë për liri dhe pavarësi. Ai përfaqëson traditat më të mira të popullit shqiptar.

Koha dhe rrethanat historike në të cilën u zhvilluan këto luftëra të udhëhequra nga Skënderbeu, u japin këtyre një rëndësi historike që e kalon kuadrin e ngushtë nacional dhe merr një karakter ndërkombëtar. Turqit vërshojnë drejt perëndimit, pikërisht në kohën e “Rilindjes” Evropiane, ndaj dhe bëhen një rrezik i madh për qytetërimin dhe kulturën evropiane. Fakti që një popull kaq i vogël ngrihet kundër një fuqie botërore siç qe Turqia e asaj kohe, i jep luftës që udhëhoqi Skënderbeu një karakter ndërkombëtar.

I ati, Gjon Kastrioti, i mundur prej turqëve (1420-1430) u detyrua të dërgonte djemt e tij si peng(ose vasal) në oborrin e Sulltan Muratit të II-të. Një nga këta djem ka qenë Gjergji që porsa kish mbushur të nëntë vjetët.

Në oborrin e Sulltanit mori arsimin princëror të shtëpisë mbretërore, mësoi turqishten , arabishten, greqishten, sllavishten dhe italishten, por me një etje të veçantë Gjergj Kastrioti studjoi mjeshtërinë e luftës . Me trimërinë që tregoi ai qysh në moshën 16 vjeçare u bë oficer i lartë. Sulltani i dha komandën e një trupe prej 5000 kalorësish. Gjergj Kastriot Skënderbeu si e kishin mbiquatur turqit, mori pjesë në disa fushata me rëndësi në Azi, Evropë dhe deri në Indi.

Por kryengritja e Arianitit më 1435-1438 kundër turqëve i tingëlloi në zemër Skënderbeut si kushtrim nga malet e Shqipërisë. Nuk kaluan shumë vjet kur Skënderbeu gjeti çastin në disfatën e turqëve në Nish në vitin 1443, dhe zbatoi planin e tij të përgatitur me kohë, për tu kthyer në Shqipëri. Skënderbeu në rrëmujën e tërheqjes, detyroi kancelarin e Sulltanit t’i japë një ferman me anën e të cilit t’i dorëzohej kështjella e Krujës, dhe me 300 matjanë u nis për në Shqipëri. Mbas 7 ditësh udhëtim Skënderbeu mbërriti në Dibër e prej andej pasi u çmall me popullin e tij u nis për në Krujë. Ai shpartalloi forcat e Hasan- be Vërzhezhës dhe çliroi qytetin.

Skënderbeu e kish kuptuar se pa një unitet të vetëm të të gjithë popullit nuk mund të zhvillohej me sukses lufta kundër pushtuesit turk. Në muajin mars të vitit 1444 thirri në Lezhë në një kuvend të gjithë krerët shqipëtarë. Kuvendi përfundoi me Lidhjen e princërve dhe u zgjodh kryekomandant i ushtrisë. Kujdesin më të madh Skënderbeu ia kushtoi organizimit të ushtrisë , përforcimit të kështjellave dhe studimit topografik të vendit.

Efektivi i ushtrisë herë pas here arriti deri në 18 mijë ushtarë, prej të cilëve gjysma ishin kalorës dhe mandej shumë ishin profesionistë. Lufta e Skënderbeut kishte tërhequr vëmendjen e fuqive evropiane. Këto e shikonin se e vetmja pengesë kundrejt dyndjeve turke ishte lufta e popullit shqiptar. Sulltani Murati i II-të në vitin 1449 mblodhi pjesën më të zgjedhur të ushtrisë së tij dhe mbërriti në Stefigrad(afër Dibrës) me 100000 vetë.

Skënderbeu edhe në këtë betejë si kudo përdori betejën e luftës me forca të pakta të mirpërgatitura, duke iu përshtatur kushteve të terrenit që turqit nuk e njihnin. Me formacione të vogla e zinte në befasi armikun, i ndërpriste ndërlidhjen dhe i shkaktonte alarme të shpeshta dhe të papritura në drejtime të ndryshme.

Me mjeshtëri të rrallë ai e lodhte armikun, merrte krahët i coptonte formacionet e tyre dhe i asgjesonte me prita të parapërgatitura. Në vitin 1450 sërish Sulltani në krye të një force prej 100000 vetësh e i pajisur me artileri që kurrë nuk ish përdorur deri në atë kohë do të sulmonte kështjellën e Krujës. Kruja u bë arenë e luftës evropiane, ajo ishte kulmi i rezistencës për vetë Evropën. Pesë muaj me rradhë Sulltani me ushtrinë e tijë , provuan heroizmin dhe zotësinë e popullit shqiptar dhe të ushtrisë së tij të vogël. Bombardimet në drejtim të kështjellës së Krujës ishin të forta por ato kurrë nuk mundën ti afroheshin fortesës por humbjet bëheshin edhe më të rënda ,rreth 20000 të vrarë lanë turqit në bedenat e kalasë. Me dështimin e rrethimit të Krujës Skënderbeu u bë njeriu më i njohur i kohës. Emri i tij ishte në gojën e tërë botës Evropiane e të gjithë e quanin “Strategun më të madh të shekullit”.

Fitorja e Skënderbeut në Krujë ngriti lart famën e Shqipërisë së vogël në të gjithë botën. Skënderbeu pas fitores së betejës së Krujës, iu përvesh punës për bashkimin e domenave(principatave) në një shtet të vetëm duke u hequr princërve të drejtën e sovranitetit politik dhe u la vetëm titullin e posedimit. Ai kapërceu copëtimin feudal dhe krijoi monarkinë feudale. Gjatë zbatimit të kësaj reforme gjeti kundërshtar brenda rrethit familjar dhe nga princër të ndryshëm. Këta kundërshtar më vonë tradhëtuan atdheun e tyre. Mes këtyre tradhtarëve ka qenë edhe nipi i Skënderbeut Hamza Kastrioti.

Me dështimin e “Ekpeditës Evropiane” dhe me mos ndërhyrjen e Venedikut që hezitonte, Sulltan Murati vendosi të sulmonte përsëri Skënderbeun duke ditur se kundërshtari nuk kish tjetër ndihmë, veç forcave të veta. Edhe kësaj rradhe Skënderbeu lufoi dhe i detyroi turqit që të tëhiqeshin e Kruja nuk ra. Në këtë situatë të rezikshme në vitin 1466, Skënderbeu u bën edhe njëherë thirrje për ndihmë fuqive evropiane, duke e shpallur se Shqipëria Lufton për të gjithë Evropën. Por çdo gjë qe e kotë. Sulltani duke mos arritur asgjë me luftë të drejtpërdrejtë filloi të kërcënonte me uri qendrën e rezistencës shqiptare, duke shkatërruar të mbjellat e të korrat e stinës. Skënderbeu bën edhe një përpjekje tjetër për të mbledhur Lidhjen e princave. Në këtë kohë sëmuret shumë rëndë. Në shtratin e vdekjes ku e hodhi sëmundja, mori vesh se një ushtri turke po zbriste nga një drejtim i ri , nga Shkodra. Në betejën e fundit nuk mori pjesë ai vetë, por ushtria e tij e fitoi edhe këtë luftë.

Më 17 janar 1468 një zi mbuloi të gjithë vendin, Skënderbeu, udhëheqësi i popullit shqiptar, organizator i fitoreve të tij vdiq. Ai vdiq para se të shohë vendin e tij të bjerë në dorën e armikut.
Figura e Skënderbeut është nga figurat më të mëdha të historisë botërore dhe natyrisht është materializuar në shumë vepra historike , artistike, e përmasat e veprës së këtij heroi rriten me kërkime të reja në fusha të ndryshme dhe nga thellësia e shekujve do të jetë me përmasa edhe më të mëdha.

Sot numri veprave historike për të është dhjetëfishuar nga autorë prestigjozë kudo në botë. Shtete të ndryshme i kanë pranuar me respekt maksimal bustet e shtatoret e tij.

Shtatoret e bustet e këtij heroi për nga numri në sa vende të botës është vendosur vlerësohet si i dyti pas Rolanit në botë. Shkrimtarë të kalibrit botëror shkruajnë e do të shkruajnë për jetën dhe veprën e Skënderbeut. Artan Përnaska si një kërkues shkencor i së ardhmes ka shtuar mbi 72 autor të tjerë që kanë shkruajtur për Skënderbeun deri në vitet 1900.

Së fundmi në ditët tona janë botuar libra të rinj për figurën e Skënderbeut, të tillë si romani historik “Skënderbeu Shqiponja Ballkanike” me autor Danilo Sbrana botuar në Itali në vitin 2016, apo libri historik “Skenderbeu” me autor Aleksandro Cutolo botuar në Shqipëri në vitin 2020.

Tek libri “Skënderbeu Shqiponja Ballkanike” autori Danilo Sbrana e ka zhvilluar narracionin e tij edhe me pjesën emocionale të personazheve të cilët ndikonin në të gjithë atë histori, ku heroi ynë kombëtar shfaqet me ndjenjat e tija si një lider e prijës reformator evropian. Çdo personazhi që ka lidhje me betejat e Skënderbeut është veshur me mjeshtëri nga autori për të nxjerëë në pah vlerat e një burri shteti si Skënderbeu. Situatat që kanë lënë gjurmë në jetën e heroit nuk e mposhtën atë si diplomat dhe njeri i urtësisë dhe maturis.

Muaji Mars është sinjifikativ në betejat e Skënderbeut. Tek libri “Skënderbeu” i Aleksandro Cutolo kemi një këndvështrim historik i bazuar edhe nga burime të arkivave të Milanos (Archivio Sforzesco, Esteri (Albania) nga R.Archivio diStato di Milano dhe nga dokumenta autentike nga seritë (Senato”Deliberazione secrete” Senato mare Privilegi etj) të R.Archivio di Stato di Venezia. Në këtë libër I cili është botuar në vitin 1940 në Itali, padyshim që ka edhe frymën e kohës për të shfaqur një Shqipëri e cila pa ndihmën e Alfonsos së Napolit nuk do kishte korrur fitore.

Por si një libër ku shpërfaqet dukshëm qëndrimi i princave të evropës në ndihmë të Skënderbeut, po aq shpërfaqen intrigat dhe interesat e Venedikut kundër Skënderbeut në bashkëpunim me turqit në momente të caktuara. Një Skënderbe i cili i dha kurajo gjith evropës ndonëse edhe ndiente përçarjen dhe intrigat e renegatëve shqiptar, diti të jetë një vizionar i evropës dhe një shpëtimtar i saj, përball një perandorie e cila nuk la beteja luftarake e beteja diplomatike pa kurdisur kundër tij, por nuk ia dolën sa ishte gjallë ai.

Njohja e Shqipërisë nga vepra dhe jeta e Skënderbeut janë lidhja jonë me kombin e tij, ai është simboli i bashkimit tonë kombëtar e i ndërgjegjes sonë kombëtare e cila u zgjua nga Rilindja jonë kombëtare të cilës i përulemi me respekt deri sa të jetë qoftë edhe një shqiptar në rruzullin tokësor. Kujtimi i ditës së lindjes dhe të vdekjes e betejave e luftërave së Skënderbeut është një homazh jo vetëm për heroin tonë të paharrueshëm ,por edhe njëkohësisht përkujtim për të gjithë ata dëshmorë që nën frymëzimin e luftës për liri që u dha ai me luftën 25 vjeçare, u flijuan për atdheun.

Regjistër për objektet në bashkëpronësi, Mazniku: Forcohet roli i administratorëve të pallateve

Për herë të parë në Shqipëri do të krijohet një regjistër kombëtar për objektet me bashkëpronësi, ku përfshihet viti i…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Regjistër për objektet në bashkëpronësi, Mazniku: Forcohet roli i administratorëve të pallateve

Për herë të parë në Shqipëri do të krijohet një regjistër kombëtar për objektet me bashkëpronësi, ku përfshihet viti i…