Begaj: Qytetarët presin korrigjimin e padrejtësive

Begaj: “Kanuni i Zhurisë” shënoi gurin themeltar të drejtësisë shqiptare dhe të krijimit të Gjykatës së Lartë, 110 vjet më parë


Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në konferencën me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, në kuadër të 110 vjetorit të Gjykatës së Lartë dhe Ditës së Drejtësisë.

Në fjalën e tij, Begaj tha se “Kanuni i Zhurisë” shënoi gurin themeltar të drejtësisë shqiptare dhe të krijimit të Gjykatës së Lartë, 110 vjet më parë.

Ai tha se në këto 110 vjet historia jonë politike ka pasur një rrugëtim jo të lehtë, rrugëtim në të cilin ka kaluar edhe sistemi i drejtësisë në kërkim të arritjes së një sistemi drejtësie të pavarur, të vendosjes së barazisë para ligjit, të një sistemi efiçent e transparent, në interes të shoqërisë e në mbrojtje të vlerave demokratike.

Sipas tij, këto parime duhet të udhëheqin punën e magjistratëve në detyrë dhe të atyre që po i afrohen profesionit.

“Kontributi i secilit prej nesh këtu prezent, aktorë vendas e ndërkombëtarë, është thelbësor për ndërtimin e një kulture juridike me standarde profesionale dhe etike të larta që përcjell besimin e nevojshëm kundrejt atyre që presin drejtësi. Pikërisht, besimi i publikut tek institucionet e drejtësisë është qëllimi final i të gjithave politikave shtetërore, sepse çdo institucion publik duhet të jetë në shërbim e në funksion të qytetarëve. Pritshmëritë e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë janë shumë të mëdha, pasi ata presin korrigjimin e padrejtësive me të cilat ndeshen”, nënvizoi Kreu i Shtetit.

Begaj shtoi se Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm, duke krijuar mundësinë që të kemi një jurisprudencë në përputhje me standardet dhe parimet e të drejtës evropiane, si dhe në respekt të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Duke u ndalur te reforma në drejtësi, presidenti nënvizoi se nuk ka qenë e lehtë, sepse ngritja dhe realizimi i saj përfshirë sfidat dhe pengesat, kanë sjellë vonesa përtej parashikimeve kushtetuese e ligjore, madje përtej parashikimeve të hartuesve të reformës.

Ai apeloi se të gjithë duhet ta pranojmë se Shqipëria me këtë reformim të sistemit, hodhi një hap të guximshëm, radikal dhe me sfida që janë akoma prezente.

“Me përmbylljen e saj, duhet të arrijmë një sistem drejtësie funksional dhe në standardet e duhura, ku respektimi i të drejtave themelore të njeriut të jetë qëllim kryesor. Si President dhe qytetar i këtij vendi, kërkoj të garantohet aksesi në drejtësi, i cili lidhet ngushtësisht me hartën e re gjyqësore. Te punohet jo vetëm mbi implementimin korrekt të kësaj harte, por edhe mbi perceptimin se harta gjyqësore nuk është kufizim i të drejtës së apelimit, as në sensin e kohës apo të vonesave, as në sensin e aksesit fizik. Pavarësia e sistemit, e cila është arsyeja e reformës në drejtësi, të japë frytet e veta, në administrimin e sistemit, duke treguar përgjegjësinë e vendosmërinë e nevojshme për t’u shkëputur nga ndikimet politike e fenomenet negative të së shkuarës. Për këtë rol të madh duhet të luajnë të gjithë institucionet e reja të drejtësisë”, deklaroi ai.

Kreu i Shtetit apeloi që cilësia në drejtësi është dhe duhet të jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e të gjithë aktorëve të përfshirë. /ATSH

USAID mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po mbështet përmirësimin e konkurrueshmërisë në bujqësi

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

USAID mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po mbështet përmirësimin e konkurrueshmërisë në bujqësi