Hohmann: Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme të sistemit të drejtësisë

Ambasadorja e Bashkimit Evropian: Reforma duhet të zërë rrënjë të thella


Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann, e pranishme në konferencën me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, në kuadër të 110 vjetorit të Gjykatës së Lartë dhe Ditës së Drejtësisë, deklaroi se reforma në drejtësi duhet të ketë rrënjë të thella.

Në fjalën e saj, Hohmann tha se “sot ne festojmë 110-vjetorin e Gjykatës së Lartë dhe kjo meriton që të përgëzojmë Gjykatën e Lartë për çdo gjë që ka arritur. Mesazhi ynë është i qartë: Nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri”.

Ajo nënvizoi se ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim ende nuk ka përfunduar.

“Ne qëndrojmë në një moment kritik sepse institucionet kyçe të drejtësisë janë krijuar ose rikrijuar. Reforma duhet të zërë rrënjë të thella. Do duhet të tregojë se është e fortë për tu bërë ballë apo për ti rezistuar çfarë do lloj influencash të padukura të papërshtatshme dhe për këtë kërkohet transparencë, integritet i lartë dhe cilësi më të mirë të drejtësisë”, deklaroi ambasadorja e BE-së në Tiranë.

Procesi i vettingut vazhdon të ecë përpara, por pasi të përfundojë, Këshillat duhet të ruajnë frymën e vettingu”, u shpreh Hohmann.

Ajo nënvizoi anëtarët e Këshillave pritët që të veprojnë në përputhje me aspekte shumë të qarta që kanë të bëjnë me punën e tyre sepse ato mbajnë në duart e tyre jo vetëm e drejtësisë, por edhe të ardhmen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Një drejtësi më e mirë dhe cilësore fillon me trajtimin e çështjeve të mbartura. Të vjetrit thonë: ‘Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar’ dhe kjo vlen edhe sot. Po kaq e rëndësishme është që drejtësia e vonuar minon besimin e qytetarëve të drejtësia”, nënvizoi ambasadorja e BE-së.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.