Prezantohet aplikacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, “KQZ”

Aplikacioni ofron informacion mbi vendndodhjen e qendrës së votimit, emrin në listën e zgjedhësve, subjektet zgjedhore dhe kandidatët që garojnë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, të dhëna mbi pjesëmarrjen në kohë reale, si edhe rezultatet zgjedhore.


Sot u prezantua aplikacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, “KQZ”, një projekt që u realizua me mbështetjen e qeverisë së Zvicrës për KQZ dhe synon rritjen e transparencës së veprimtarisë së institucionit dhe ofron mundësinë për t’i bërë më aktivë zgjedhësit në marrjen e informacionit me interes për ta.

Aplikacioni ofron informacion mbi vendndodhjen e qendrës së votimit, emrin në listën e zgjedhësve, subjektet zgjedhore dhe kandidatët që garojnë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, të dhëna mbi pjesëmarrjen në kohë reale, si edhe rezultatet zgjedhore.

Aplikacioni “KQZ” është aplikacion pa pagesë që mund të shkarkohet nga çdo telefon smart (Android dhe IOS) dhe ka dy funksione kryesore: të informojë zgjedhësit me procesin zgjedhor dhe t’i japë mundësi atij të raportojë për parregullsitë që konstatojnë gjatë procesit zgjedhor.

Gjithashtu, aplikacioni KQZ do të shërbejë si platformë komunikimi mes KQZ-së dhe komisioneve zgjedhore, për të raportuar mbi ecurinë e procesit të votimit dhe procesit të numërimit të votave.

Të dhënat në këtë aplikacion përpunohen dhe ruhen nga KQZ në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si edhe në respekt të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në veçanti garantimit të së drejtës për jetë private dhe familjare.

Vënia në dispozicion e të dhënave personale të përdoruesit (numri i telefonit për rubrikën Denonco) është i detyrueshëm për verifikimin e denoncimit, por është në dëshirën e çdo individi për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar më tej me denoncimin.

Pasi informacioni i raportuar ka mbërritur në serverin e KQZ, kjo e fundit implementon një sistem sigurie të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Sazet e Usta Laverit!

Këto saze kanë një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare, duke u njohur kudo si “Bilbilat e Përmetit”.

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sazet e Usta Laverit!

Këto saze kanë një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare, duke u njohur kudo si “Bilbilat e Përmetit”.