Rama: Belshi sot pret vizitorë e turistë dimër e verë

Brenda një viti në Belsh vijnë 150 mijë vizitorë e turistë


Belshi është kthyer në një ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndodhej sot në Belsh, takoi disa vizitorë nga Kosova.

“Belshi ku deri dje s’kishte asgjë as për njerëzit e vet, sot pret vizitorë e turistë dimër e verë”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.

Rama bisedoi me një qytetar nga Ferizaj, i cili tha se “ma kishin sugjeruar, më thanë se është vend i bukur dhe erdha ta vizitoj. Por vërtet që qenka i bukur”.

“Nëse ka ndonjë politikan evropian këtu në Ballkan që mbart vlera evropiane ju jeni një prej tyre”, iu drejtua Kryeministrit Rama qytetari nga Ferizaj.

Më tej Rama tha se “Belshi është shumë i bukur, por do të bëhet akoma më i bukur”.

Brenda një viti në Belsh vijnë 150 mijë vizitorë e turistë. 85 liqenet karstike të zonës së Dumresë, ku ndodhet edhe Belshi, i vizitojnë veçanërisht turistët e huaj, por vitet e fundit me transformimin që i është bërë kësaj zone me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, fluksi i vizitorëve po shtohet edhe me vizitorë vendas.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”