Shqipëri-Zvicër, Memorandum Bashkëpunimi në fushën e turizmit

Shqipëria dhe Zvicra nënshkruan në Zyrih një Memorandum Bashkëpunimi (MoU) në fushën e turizmit.


Shqipëria dhe Zvicra nënshkruan në Zyrih një Memorandum Bashkëpunimi (MoU) në fushën e turizmit.
Marrëveshja për palën shqiptare u nënshkrua nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë (AKT), Zana Çela-Rama, ndërsa për palën zvicerane nga Federico Sommaruga, Drejtor i Tregjeve në Zhvillim dhe Projekteve Speciale në Turizmin Zviceran (ST).
I pranishëm gjatë firmosjes ishte Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni dhe Pascal Prinz, Drejtor i Nismave Globale në Turizmin Zviceran (ST).
Sipas kësaj marrëveshje Shqipëria dhe Zvicra do të forcojnë dhe zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke përfshirë:
– Asistencën në vendosjen e kontakteve me organizatat përkatëse, qasjet ndaj turizmit të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit në zonat malore dhe parqet kombëtare,
– Asistencën për zhvillimin dhe promovimin e produkteve për turistët shqiptarë dhe zviceranë në bashkëpunim me federatat lokale të agjencive të turizmit, përgjegjëse për mbështetjen e turizmit të jashtëm.
Dy vendet do të shkëmbejnë informacion mbi aktet ligjore që rregullojnë turizmin, statistikat mbi turizmin dhe përvojën e përmirësimit të cilësisë së shërbimeve turistike.
Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj marrëveshje është dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore të angazhuara në trajnimin e personelit profesional në fushën e turizmit.
Gjithashtu, Shqipëria dhe Zvicra do të ndihmojnë njëra-tjetrën në organizimin e ekspozitave dhe forumeve të turizmit, si dhe të vizitave informative për përfaqësuesit e turizmit dhe medieve të të dy vendeve, me qëllim njohjen me infrastrukturën dhe produktet turistike.
Gjatë vizitës, Sommarga shoqëroi delegacionin shqiptar në ambientet e Organizatës Kombëtare dhe Marketingut të Turizmit Zviceran.

Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur

Nga data 17 deri më 31 maj, Java Kulturore e Evropës 2025 do të sjellë mbi 30 aktivitete kulturore në…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur

Nga data 17 deri më 31 maj, Java Kulturore e Evropës 2025 do të sjellë mbi 30 aktivitete kulturore në…