Vasil S.Tole, “Kryezoti i Operës”!

Vasil S. Tole, kompozitori i suksesshëm i Operas Solemne “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Kryezoti i Arbërit”


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com dhe Bloger.al

“Bravoooo,…. urimeeeee…!”… “Të lumtëëëëë,…. urimeeeee…!”

Duatrokitjet frenetike të spektatorëve që ndoqën Operën Solemne “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Kryezoti i Arbërit”, në sallën ultramoderne të Teatrit të Operas dhe Baletit, ishin treguesi më i qartë i suksesit të një vepre madhore të arrirë, të kompozuar prej një nga emrave më të shquar të muzikës operistike shqiptare, si Akademiku i mirënjohur Prof. Dr. Vasil Tole.

 

Bloger.al – Ja si duartrokitet opera solemne “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Kryezot i Arbërit”, Kompozuar nga Permetari Vasil Sofokli Tole

Posted by Dash Frasheri on Tuesday, May 9, 2023

KOMPOZITOR DHE STUDIUES I SUKSESSHEM

Djali i një prej mësuesve më të shquar të Përmetit, Sofokli Toles, një muzikant virtuoz, dhe i rritur në një familje shumë artdashëse, vëllai i tij, Gjergji Tole, është piktor, Vasil Tole është përfaqësues aktiv i brezit të ri të kompozitorëve shqiptarë, si dhe nismëtar i alternativave të reja krijuese dhe si një ndër mbartësit më të vendosur të konceptit të ristrukturimit të lëndës muzikore folklorike shqiptare, në dobi të gjetjes së identitetit dhe risive në muzikën bashkëkohore.

Vasil S. Tole u diplomua për kompozicion në Fakultetin e Muzikës, pranë Akademisë së Arteve, në Tiranë, më 1987, në klasën e prof. Kozma Larës. Mban titullin profesor dhe akademik pas një sërë studimesh dhe doktoraturash në fushën e etnomuzikologjisë.

Muzikologu Tole ka kryer studime pasuniversitare në kompozicion pranë “Folkwang Hochschule”, Essen-Gjermani, në klasën e prof. Wolfgang Hufschmidit si dhe studime pas doktoratës në Departamentin e Muzikologjisë pranë Universitetit të Athinës, Greqi.

Në vitin 2005, si ekspert i etnomuzikologjisë, kompozitori dhe studiuesi Vasil Tole, përgatiti dosjen e polifonisë me iso të Shqipërisë së Jugut, e cila u shpall nga UNESCO si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”.

 

FTESA NGA SHOKU I FEMIJERISE

Kur Vaso, një shok i hershëm i fëmijërisë në qytetin e bukur të Përmetit më ftoi të isha pjesë e një spektatori elitar, për të qenë i pranishëm në premierën botërore të Operës së tij, “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Kryezoti i Arbërit”, kënaqësia ishte e jashtëzakonshme, të cilën e kisha shprehur publikisht edhe përmes postimeve të mia në rrjetet sociale.

Me ftesën elektronike në celular, u përgatita shpirtërisht për të ndjekur “live” kryeveprën e tij, fituese të “Konkursit mbarëkombëtar të krijimtarisë muzikore”, shpallur nga Ministria e Kulturës në vitin 2018, ashtu sikundër Vasoja ishte fitues i çmimit të parë të kompozimit “Dimitris Mitropoulos”, Athinë 2001, me operën “Eumenidet”.

Një foto me Kompozitorin është gjithmonë si qershia mbi tortë.

Blogeri Dash Frasheri dhe kompozitori Vasil S. Tole

 

PERSONALITETE DHE DIPLOMATE TE PRANISHEM

Personalitete të elitës kulturore dhe muzikore, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Kulturës, përfshirë zv.ministren Meri Kumbe, akademikë si Shaban Sinani dhe Neki Frashëri, përfaqësues nga Akademia e Shkencave të Lituanisë, diplomatë të huaj.

Të pranishëm ishin edhe kryetarii Akademisë së Shkencave z. Skënder Gjinushi me bashkeshorten, At Bernard Caruana përfaqësuesi i Kishës Katolike, drejtori i Filarmonise se Kosoves, shqiptare te Kosoves, Maqedonise se Veriut, Malit te Zi dhe diaspores, kompozitore, muzikologe e dirigjente, turistë, studentë e të rinj.

Gjithashtu ishin drejtori i Teatrit Kombetar, Altin Basha, miq të kompozitorit Tole, si arkitekti Vasil Gjika, skulptori i popullit, Muntas Dhrami, inxhinieri Ibrahim Emiri, gazetarët veteranë Avdulla Kënaci dhe Kristo Mërtiri, por edhe pjestarë të grupit të famshëm, “Sazet e Përmetit”, Qirjako Vangjeli dhe Ilia Shukollari, këngëtari i njohur i viteve 1980-2000, Ermal Dani, por edhe Agim Demi ishin midis spektatorëve të shumtë.

Bekimin Operës ia dha me praninë e tij të jashtëzakonshme, Hirësia e Tij Anastasios, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, i cili edhe pse 93-vjecar, e ndoqi me kënaqësi dhe duatrokiti nxehtësisht kryeveprën e Vasil Toles.

OPERA “GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, KRYEZOTI I ARBERIT”

Kompozitori Tole e krijoi veprën madhore me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut (2008), për të treguar jetën dhe përjetësinë e Heroit Kombëtar në një vepër që flet shqip, dhe që për më tepër synonte rikthimi i traditës së operës dhe baletit shqiptar, që për kohë prej më shumë se 35 vjetësh ishte lënë disi në harrresë.

Libreti i Operas solemne dhe fryma e kompozimit të saj janë mbështetur mbi disa motive të veprës së njohur të Fan S. Nolit “Skënderbeu – kryezot i Shqipërisë”, të shkruar po nga kompozitori Vasil Sofokli Tole, mbi tekstin e Fan S. Nolit.

Orkestra Simfonike dhe Kori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, si dhe Kori i Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentëve Sieva Borzak, Dritan Lumshi (TKOB) dhe Hajrullah Syla (FK), koncertmaestrët Etrita Ibrahimi dhe Thanas Paskali, performuan në harmoni dhe perfeksion.

Në opera interpretuan me sukses të jashtëzakonshëm baritoni Artur Vera, tenori Gerald Murrja, sopranoja Eva Golemi dhe mezzo-sopranoja Amelda Papa, të cilët mahnitën publikun me vokalin dhe interpretimin e tyre.

Opera bashkon edhe muzikalisht tradicionalen (ku shpërfaqen motivet mbarë shqiptare) dhe klasiken botërore (ku polifonia e requiem-it ose meshës),

 

Kyrie Eleison
Nga Opera Skenderbeu Kryezot i Arbrit i kompozitorit Vasil Sofokli Tole premiera e se ciles u mbajt sot ne Tkob ne diten e Europes
Dirigjent Sieva Borzak
Ekzekuton orkestra kori i Tkob dhe Filarmonise se Kosoves ?????

Posted by Eva Golemi on Tuesday, May 9, 2023

Me një overturë ritmike, me daullet e luftës, të shoqëruar me një grafikë të bukur dhe dinamike, në një perde magjike, që i dha një dimension rikthimi kohor, më shumë se 585 vjet më parë (1438), kur trimi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, asokohe 38 vjec, u rikthye si triumfator në Krujë, si Kryezot i Arbërit, për të vazhduar më pas me arien bazuar mbi thënien e famshme të kryetrimit: “Lirinë nuk jua solla unë”, dhe “Gloria”-n magjike, si dhe aria “O burra, mbi tanet”, ku shpalosen mbijetesa shqiptare ndër shekuj, fryma e heroit në pavdekësi.

Passhfaqja ofron intervista të shumta për protagonistët, ku sipas traditës “kryezotin e shfaqjes”, kompozitorin Vasil S.Tole e presin në radhë për foton e rastit, në pritje të kryeveprës së radhës…

Tiranë, 10 maj 2023

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…