Albanian Excellence dhe Travel Magazine Balkans krijojnë Çmimet “Turizëm- Grand Excellence ”
Grand Gala do të zhvillohet më 29 shtator në Tiranë
Albanian Excellence dhe Travel Magazine Balkans, vendosën në Hotel Mondial në Tiranë, krijimin e Çmimeve të përvitshme “ Turizëm- Grand Excellence ” , me qëllimin e rinjohjes së personave, ndërmarrjeve, institucioneve në industrinë e turizmit mbarëshqiptar, të cilët janë lider dhe kanë frymëzuar dhe transformuar mënyrën për të bërë turizëm në Shqipëri dhe kudo që ka shqiptarë dhe që flitet shqip,
Pas nënshkrimit të një memorandumi të përbashkët , mes Albanian Excellence dhe Travale Magazine Balkans, si rregullator ligjor i ketij çmimi, dy drejtueset përkatëse të këtij projekti, Flora Nikolla dhe Flora Baba , cilësuan se, Çmimet “Turizëm –Grand Excellence ”, kanë në fokus dy qëllime kryesore: evidentimin e eksperiencave të suksesshme dhe praktikat më të mira të turizmit respektiv në Shqipëri, duke ndikuar pozitivisht në aktorët e kësaj industrie si dhe kultivimin e një kulturë ekselente në industrinë turistike, të orientuar nga cilësia dhe qëndrueshmëria.
Ceremonia e dorëzimit të çmimeve do të organizohet në Tiranë, në datë 29 shtator 2023, ndërkohë që po punohet për të gjetur modalitetet më të mira për vendin se ku do të organizohet ky aktivitet mbarëkombëtar.
Flora Nikolla, themeluese dhe drejtore Ekzekutive e Albanian Excellence e konsideroi Albanian Excellence, një qëndër profesionalisht të saktë për këtë aktivitet duke vënë në dispozicion emrin e saj dhe të drejtën e njohur nga shteti shqiptar për të nderuar e vlerësuar përmes gjykimit të saj çmimet e Ekselencës mbarëshqiptare dhe kudo ku ka shqiptarë të suksesit. Si markë e njohur nga shteti shqiptar, Albanian Excellence, do të konfirmojë përmes këtyre çmimeve një gjykim objektiv, bazuar në vlerën dhe përgjegjësinë sociale”, tha ajo.
“Përmes këtyre çmimeve,mendojme dhe gjykojmë t’i japim një vlerësim të drejtë e real turizmit në Shqipëri , duke i dhënë një hop përpara kësaj industrie”, cilësoi Nikolla, gazetare dhe producente e njohur me një përvojë mbi 30 vjeçare në median shqiptare.
Flora Baba, themeluese dhe drejtore ekzekutive e Travel Magazine Balkans, u shpreh se , Travel Magazine Balkans , vendos në dispozicion të këtij aktiviteti emrin e saj , si njohëse dhe eksperte e një niveli të lartë dhe objektiv të industrisë së turizmit mbarëshqiptar.
“ Si revistë dhe databazë me prestigj, Travel Magazine Balkans, do të konfirmojë përmes këtyre çmimeve një gjykim objektiv, bazuar në vlerën dhe përgjegjësinë sociale si dhe do të realizojë të gjithë bazën e marketingut që do të shërbejnë për ngritur të gjithë këtë piramidë vlerash në turizminmbarë shqiptar”,cilësoi Baba, një nga gazetaret e njohura e me përvojë në fushën e turizmit në Shqipwri.
Me qëllim mbarëvajtjen sa më efikase të këtij aktiviteti do të krijohet faqja Turizëm Albanian Excellence, faqe kudo të pasqyrohen të gjitha aktivitetet, lajmet, cmimet, dokumentacioni përkatës që ka lidhje me këto çmime. Po ashtu me qëllim mbarëvajtjen e këtij aktiviteti do të krijohet logoja përkatëse e çmimeve Turizën – Albanian Excellence.
Një bord i përbërë nga specialistë dhe ekspertë të turizmit, do të jetë konsulenti kryesor për gjykimin e këtyre çmimeve mbarëkombëtare.
Sipas organizatorëve në këtë konkurrim mund të marrin pjesë , të gjithë personat fizikë, ndërmarrje të njohur ligjërisht në Shqipëri, sipas natyrës së mëposhtme : operatorë turistikë, resorte, hotele,aeroporte, porte, DMC’s (Destination Management Company), organizata jo qeveritare ,guida, Agjenci udhëtimi në përputhje me kategorinë që aplikon.
Të interesuarit në pjesmarrje ,mund të aplikojnë në faqen e Tuurizëm Grand Excellence, deri në dy kategori me mundësine për të fituar një. Për të marrë pjesë rekomandohet që personat të jenë të gatshëm që të marrin pjesë në ceremoninë e çmimeve që do të zhvillohen në qytetin e Tiranës më 29 shtator 2023. Pjesmarrësit duhet të konfirmojnë apo mbyllin pjesmarrjen të paktën tre javë përpara organizimit të ceremonisë.
Më poshtë po japin listën e çmimeve që parasheh ky konkurrim :
1-Çmimi i madh
2-Resorti bregdetar më i mirë
3-Turi operator më i mirë
4- Hoteli më i mirë Spa
5-Resorti më i mirë Alpin
6-Hoteli më i mirë Ekoturistik
7-Bashkia e madhe më e mirë
8-Bashkia e vogël më e mirë
9-Inovacioni i Turizmit
10-Kompania më e mirë e Transportit
11-Itenerari më i bukur
12-Festivali më i mirë
13-Kompania më e mirë për turizëm dentare
14-Biznes Hotel
15-Cmimi i Mikpritjes
16-Agroturizmi më i mirë
17- Kantina më e mirë e verës
18-Kompania më e mirë ajrore
19-Produkti më e mirë turistik
20- Shefi më i mirë
21-Shtegu më i bukur malor
Burimi: Albanian Excellence