Begaj: Shqipëria ka me Poloninë shumë fusha bashkëpunimi!

Presidenti Bajram Begaj i shprehu sot mirënjohjen presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian,


Presidenti Bajram Begaj i shprehu sot mirënjohjen presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, për mbështetjen që ky vend i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se “në mënyrë të veçantë kjo mbështetje ka marrë një vlerë të shtuar në kuadër të çeljes së negociatave të aderimit, si edhe në kuadër të Procesit të Berlinit”.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun polak, Andrzej Duda, Begaj theksoi se “gjatë takimit u ndalëm kryesisht te çështjet e bashkëpunimit dy e shumëpalësh, të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe tek kërcënimet e sfidat e reja si rezultat i agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike e tradicionalisht miqësore, të rikonfirmuara edhe përmes kësaj vizite të mikut Duda në Tiranë”.

Begaj tha se “nënvizova faktin se pavarësisht marrëdhënieve diplomatike të lidhura rreth nëntë dekada më parë (86-vjetori), marrëdhëniet midis dy popujve tanë datojnë të paktën që në mesjetë, ku në qendër të këtyre lidhjeve ka qenë heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ramë dakord për të dhënë kontributin tonë në nxitjen e mëtejshme të këtyre marrëdhënieve miqësore e të bashkëpunimit, pasi pavarësisht se nuk kemi asnjë çështje të hapur, ka shumë fusha të tjera ku mund të bëhet më shumë”.

Presidenti Begaj i shprehu mirënjohjen presidentit Duda për solidaritetin që Polonia dhe populli polak treguan me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të nëntorit të vitit 2019, por edhe gjatë pandemisë së Covid-19.

Në mënyrë të veçantë, vijoi Begaj, u ndalëm tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar, i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor bashkëpunimi është ende larg mundësive të të dy vendeve.

“E sigurova Presidentin Duda, se Shqipëria përbën një ambient miqësor dhe të sigurt për investimet polake, pasi ka një ekonomi dinamike, dhe ka filluar negociatat e aderimit në Bashkimin Evropian”, tha Begaj.

Presidenti Begaj u shpreh se “vlerësuam bashkëpunimin në fushën e turizmit, ku një kontribut të madh kanë dhënë lidhjet direkte të fluturimeve mes Polonisë dhe Shqipërisë.
Si dy vende anëtare të NATO-s, Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes, në nivel strategjik dhe operacional. Efektivët tanë të Forcave të Armatosura kanë shërbyer së bashku në misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë”.

Më tej Begaj falënderoi presidentin Duda dhe qeverinë polake për mbështetjen dhe mundësimin e dërgimit të ndihmave me karakter ushtarak dhe humanitar të Shqipërisë në Ukrainë.

“Në dritën e zhvillimeve të reja gjeopolitike vlerësuam nevojën e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Vlerësuam gjithashtu bashkëpunimin shumë të mirë në fushën e arsimit dhe të shkencës, si një aspekt tjetër i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe. Shpreha mirënjohjen pasi me dhjetëra e qindra të rinj shqiptarë janë arsimuar në universitetet polake. Ata sot nuk janë thjesht ish-studentë në Poloni, por ura miqësie midis dy popujve”, nënvizoi Begaj duke shtuar se ramë dakord për të inkurajuar më shumë shkëmbimet midis universiteteve të të dy vendeve.

Begaj shprehu besimin, se Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në vjeshtë në Tiranë, do të ketë mbështetjen e plotë të Polonisë.

“Polonia ka një zë të rëndësishëm në kuadër të Bashkimit Evropian, por edhe në kuadër të Grupit të Vendeve të Vishegradit (Poloni, Republika Çeke, Sllovaki dhe Hungari)”, tha Begaj.

Presidenti Begaj shprehu gjithashtu mirënjohjen për ndihmën që Grupi i Katërshes së Vishegradit i ka dhënë procesit të zgjerimit me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe në kuadër të ngritjes së Fondit të Ballkanit Perëndimor bazuar në modelin e Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit.

“Sot sfidat dhe interesat tona janë të njëjta dhe kërkohen qasje gjithëpërfshirëse. Në këtë kuadër, shpreha mirënjohje për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, tha Begaj.

Begaj theksoi se “një vëmendje të veçantë i kushtuam sfidës më të madhe për rendin botëror dhe sistemit të vlerave tona të përbashkëta që po testohen e kërcënohen nga një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Agresioni ushtarak rus në Ukrainë kërcënon gjithashtu fqinjët e Ukrainës, por njëkohësisht edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vlerësova qëndrimin dhe rolin e Polonisë në përballimin e valëve të refugjatëve nga Ukraina”.

“I shpreha Presidentit Duda solidaritetin e plotë, si dhe evidentova qëndrimet e qarta të Shqipërisë në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit territorial të Ukrainës. Shqipëria po luan një rol aktiv edhe si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Begaj. /ATSH

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt