Berisha: Bardh Spahia, kandidati i pluralizmit politik

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha zhvillon takimin përmbyllës të fushatës së 14 majit në Shkodër


Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Sali Berisha në takimin përmbyllës të fushatës së 14 majit në Shkodër bëri thirrje për të votuar Bardh Spahinë të cilin e cilësoi kandidat të pluralizmit.

“Është vota për pluralizmin politik, është vota për idealet tuaja, asnjë qytet, asnjë komunitet nuk ka sakrifikuar sa ju për pluralizmin dhe vlerat e tij. Merita juaj është se kurrë nuk ia kthyet shpinën, pavarësisht sakrificave që u detyruat të bënit. U ftoj që të votoni Bardh Spahinë, kandidatin e pluralizmit politik”, tha Berisha.

“Po ia them sërish dy fjalë Benet Becit: ke edhe 48 orë, tërhiqu të të mbetet pak nder.
Të ftosh shkodranët që të votojnë për flamurin e Edi Ramës, do të mbetet peng gjithë jetën tënde”, vijoi ai.

Më pas, Berisha tha se Rama ka diskriminuar Shkodrën dhe veriun.

“Sot, 80 përqind e qytetarëve që jetojnë në varfëri, nuk marrin ndihmë ekonomike.
Jo se nuk ka para, por Edi Rama është një armik i ekzistencës sonë. Nëse ekzistenca jonë përcaktohet nga qenia jonë si komb në këto troje, ne kurrë ndonjëherë nuk jemi pakësuar sa jemi pakësuar në tetë vitet e Edi Ramës. 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria në këto 8 vite. Shkodra dhe Vlora janë dy qarqet nga ku janë larguar më shumë banorë.
Ky ritëm është fatal nëse nuk ndalet më 14 maj. Duke votuar opozitën, Shkodra dhe Shqipëria voton shpresën, voton rivendosjen e pluralizmit, voton rikthimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë, në rrugën e rimëkëmbjes dhe zhvillimit”, u shpreh ai.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…