Rama: Kush mendon për përfitime vetjake, ballafaqohet vetë me Drejtësinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, çdo zyrtar i PS që është përfshirë në korrupsion nuk do të ketë mbrojtjen e partisë apo të tij.


Kryeministri Edi Rama deklaroi se, çdo zyrtar i PS që është përfshirë në korrupsion nuk do të ketë mbrojtjen e partisë apo të tij.

Gjatë një interviste televizive Rama tha “që ditën e parë që kemi marrë detyrën e qeverisjes, unë e kam thënë dhe e përsëris sa herë që na kanë ndodhur disa situata me zyrtarë të lartë, se vendin ku ulesh ta jep populli, partia, kryeministri, për ta mbajtur duhet ta mbash vetë”.

“Kemi qëllime të përbashkëta, për këto zhvillime luftojmë bashkë dhe unë i bëhem mburojë kujdo, ama në një kohë që luftojmë për një qëllim të përbashkët, dikush pas shpinës kërkon të bëjë përfitimin vetjak, duhet të mendohet mirë sepse ballafaqimin me drejtësinë e ka vetë”, u shpreh ai.

“Kush më ha pas shpine ta harrojë që do ketë mbrojtje nga unë. Erioni për mua është kryetari i bashkisë që i duhet Tiranës. Jam i lumtur për bashkëpunimin që kemi, natyrisht ka parcelën e vet të ekzekutimit të gjërave, unë kam kompetencat e mia, por unë mendoj se kryeqyteti ka nevojë për mbështetjen e qeverisë ”, u shpreh Rama.

Rama tha se pyetja mund të shtrohej edhe nga një qasje tjetër, pasi siç u shpreh ai, që njerëz me pushtet kanë kryer akte korruptive dhe kanë përfituar ne mënyrë të palishme kjo ka ndodhur.

“Por ajo që po ndodh sot është fakti ata shkojnë përpara drejtësisë. Është fakt ajo që po ndodh sot, që njerëz me pushtet sot po shkojnë para drejtësisë sepse unë dhe kjo forcë qeverisëse kemi bërë reformën në drejtësi. Të gjithë që janë me mua pavarësist se çfarë bëjnë pas shpinës time të mos jenë të paprekshëm. Jo nuk ndodh. Unë kam luftuar që ata që hanë pas shpinës sime të shkojnë përpara drejtësisë”, tha Rama.

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…