Rama: Piramida, ëndrra e bërë realitet, do të hyjë në “Guinness”

Rama: Ta gëzojnë qytetarët e Tiranës, shqiptarët që jetojnë këtu, në Kosovë dhe kudo tjetër


Nga Piramida e Tiranës, e shndërruar tashmë në qendrën me të madhe teknologjike, jo vetëm në Tiranë, por në gjithë rajonin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu bindjen se kjo hapsirë do hyjë në librin Guinness, për faktin se përveç aktiviteteve në brendësi të saj, do mbajë miliona e miliona njerëz edhe mbi shpinë.

“Gjëja më fantastike e këtij projekti janë shkallët që e bëjnë ngjitjen shumë të lehtë, nuk është ajo e përpjeta që simbolizon pamundësinë për të arritur në majë. Nga ajo guaska e Piramidës që u krijua për kultin e një njeriu të vetëm, tani është ‘shpina’ që mban mbi kurriz gjithë këta njerëz sot. ‘Shpina’ e kësaj Piramide do hyjë në Guinness sepse do të mbajë miliona, miliona njerëz në jetën e vet. Nuk besoj se do ketë godinë tjetër në botë, e cila funksionon si të gjitha godinat me aktivitete brenda vetes, por që shpina e saj do mbajë nuk e di sa miliona e miliona njerëz. Kështu që ta gëzojnë qytetarët e Tiranës, shqiptarët që jetojnë këtu, në Kosovë dhe kudo tjetër. Qendra do jetë përtej kufijve tanë, do kemi vend edhe për të tjerë. Është qendra më e madhe rajonale për sa i përket fuqisë së ka dhe do kthehet në qendrën më të madhe rajonale për s ai përket aktivitetit të vet”, tha Rama.

Mandej ai shtoi: “Kjo është një nga ëndrrat e mia më intensive që sot bëhet realitet. Pak nga pak erdhëm tek ideja që kjo duhet të ishte një hapësirë për të gjithë. Ka qenë një bisedë me Vini Mass, që ishte dhe embrioni i gjithë këtij zhvillimi të madh, ku tha që kjo duket si një “turrë drush, si një vatër që ka zjarrin brenda dhe duhet ta bëjmë të tillë që të ketë zjarrin brenda”. Dhe faktikisht sot jemi këtu, një bashkëpunim intensiv dhe shumë produktiv, flet puna vetë, me bashkinë edhe me Fondin Amerikan të Zhvillimit, që na ka sjellë në këtë projekt shumë vizionar. Sfida tjetër është popullimi me të gjithë aktivitetet që kanë të bëjnë me start-up, që kanë të bëjnë me botën digjitale që kanë të bëjnë me fëmijët, që kanë të bëjnë me të rinjtë me zhvillimin. Por patjetër kjo duhet të jetë një hapësirë dhe për moshën e 3-të. Jam i sigurt që Lali Eri me grupin e tij do ta menaxhojnë më së miri këtë fazë të dytë. Ne patjetër këtu jemi në mbështetje, e kemi thënë atë, s’ka nevojë ta përsërisim, që Lali Erin e kemi me këmishë. Faleminderit shumë edhe Fondit. Faleminderit shumë edhe të gjithë atyre që morën pjesë me realizimin”.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…