Begaj: Në 14 maj, votuesit të flasin me votë

Presidenti Bajram Begaj, në një mesazh drejtuar votuesve shqiptarë, apeloi që vota në 14 maj të hidhet me përgjegjësi.


Presidenti Bajram Begaj, në një mesazh drejtuar votuesve shqiptarë, apeloi që vota në 14 maj të hidhet me përgjegjësi.

“Është mbyllur tashmë sipari i propozimeve që ju keni dëgjuar për disa javë gjatë fushatës elektorale. Të gjithë të angazhuarit në zgjedhje kanë folur si kanë dashur, kur kanë dashur dhe me intensitetin e paevitueshëm të propozimeve partiake. Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni! Dhe kjo është thelbësorja, vota juaj”, u shpreh Begaj.

Presidenti vlerësoi se zgjedhjet vendore japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës.

“Pikërisht përfaqësuesit që do të zgjidhni në 14 maj, do të jenë përgjegjës për cilësinë e saj. Ata do kenë detyrimin e mirëmenaxhimit të burimeve vendore dhe për të krijuar nëpërmjet tyre mundësi të reja zhvillimi për projektet e së ardhmes për qeverisjen vendore. Ndaj ju lutem hidheni votën tuaj me përgjegjësi, pa e anashkaluar këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet e komunitetet tona. Votoni e sigurohuni që do të dëgjoheni nesër e në ditët në vijim”, u shpreh Begaj, në mesazhin drejtuar qytetarëve.

Ai u rikujtoi të gjithë drejtuesve të institucioneve të ngarkuara nga ligji për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, përgjegjësinë e tyre të madhe të të qenit vendimtarë në mbrojtjen e votës dhe në konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë.

“Ju kërkoj të jeni në lartësinë e kësaj sfide, të cilën ia kemi detyrim të gjithë qytetarëve shqiptarë e veçanërisht brezit të ri. Ia kemi detyrim shpresës së diasporës shqiptare që i mban sytë dhe zemrën nga atdheu dhe të gjithë punës së madhe që është bërë pa dallim krahu politik, për të siguruar pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri”, tha Presidenti.

Begaj ftoi votuesit që të flasin me votë.

“Duke ju uruar mbarësi në familje, komunitet dhe në kauzat tuaja, ju ftoj të ushtrojmë të gjithë të drejtën tonë për të zgjedhur alternativën që gjithësecili mendon se përmbush pritshmëritë personale”, përfundon mesazhin e tij Kreu i Shtetit.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…