Kim – Kulturë, Art dhe Muzikë
Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Nga Dash Frashëri, botues TiranaDiplomat.com
Leximi i një libri, shijimi i një vepre arti dhe dëgjimi i një kënge janë pjesë e një rituali tradicional të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Kim ka një dashuri të vecantë për kulturën shqiptare. Emrat më të shquar të saj. Nga shkrimtari Ismail Kadare te sopranot Ermonela Jaho dhe Inva Mula, popstaren Dua Lipa apo piktorët Leon Cika dhe Anastas (Taso) Konstandini.
Takimet me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, janë të shpeshta dhe të bukura.
Kur Yuri Kim nisi jetën e saj diplomatike në Tiranë, janar 2020, ajo solli edhe “pasurinë” e saj në vendin e bukur të shqiponjave.
Këto kuti kartoni janë të mbushura me librat e autorëve të saj më të dashur, CD-të e saj të preferuara dhe sendet artistike të kryediplomates amerikane, të sjella nga shtëpia e saj në SHBA, për të qenë tashmë pjesë e shtëpisë së saj në Tiranë.
Ismail Kadare është shkrimtari i preferuar i Yuri Kim. Pasi ka vizituar Shtëpinë Muze të Shkrimtarit, në shoqërinë e vajzës së tij, Besiana Kadare, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO, e viziton atë në shtëpinë e tij.
Vizita te Galeria e Arteve e “lë pa frymë”. Kontakti i parë me artistët shqiptarë është mbresëlënës. Do t’i fotografojë të gjithë. T’i shijojë fotot gjat mbrëmjve në shtëpinë e saj.
Si të gjithë paraardhësit e saj, ambasadorët amerikanë, edhe Yuri Kim nis të eksplorojë artin shqiptar.
Vizita në Muzeun e Skënderbeut në Krujë i lë mbresa. Të pashlyeshme. Dy nga veprat më të bukura, kushtuar Heroit Kombëtar të Shqiptarëve fotografohen prej ambasadores të shtetit më të fuqishëm të botës, SHBA, mbrojtëses së Shqipërisë.
Edhe Muzeu Arkeologjik në Durrës ka cfarë t’i tregojë Yuri Kimit.
Muzika jeton brenda saj. Divat e muzikës, ato më të njohurat botërisht, si Dua Lipa, Ermonela Jaho, Inva Mula apo edhe pogradecarja Ermira Babaliu, janë mikeshat e saj më të mira.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka marrë pjesë në koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, të zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Kim shihet e qeshur në krah të këngëtarit të muzikës popullore Bujar Qamili, dhe artistëve të tjerë.
Interpretuesit amatorë e tërheqin si me magnet me muzikën tyre.
Por, dhe vajzat e reja me kostume popullore, jo më pak. Ndihet e lumtur midis tyre.
Filmat janë një tjetër pasion i Yuri Kimit. Një vizitë tek Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, te regjisori Kujtim Cashku, është me shumë interes.
Sitet arkeologjike, muzetë, objektet fetare me afresket dhe monumentet që ato kanë pelqehen shume.
Studiot e piktorëve i viziton me kënaqësi. Te Leon Cika apo Taso i Pogradecit. “Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbështet artistët shqiptarë”, shkruan pas vizitës së saj, fotografi dhe piktori Leon Cika.
Veprat e artit, janë gjthashtu në fokusin e Yuri Kim.
Edhe moderaroret e njohura, si Alketa Vejsiu dhe Albana Osmani, apo Elinda Sulejmani, e kanë një kujtim me ambasadoren e bukur nga Amerika.
Yuri Kim e di shumë mirë: Arti është “Love” – “Dashuri”!
Si te kjo foto e realizuar në Muzeun e fotografit shqiptaro-amerikan, i famshmi Gjon Mili.