Klement Ndoni, e vetmja mundësi për një Këlcyrë të vazhdimësisë!
Për një Këlcyrë që të eci përpara në rrugën e nisur, si e vetmja mundësi për mos t’u kthyer mbrapa!
Nga Fejzo Subashi
Klement Ndoni, e vetmja mundësi për një Këlcyrë të vazhdimësisë! Për një Këlcyrë që të eci përpara në rrugën e nisur, si e vetmja mundësi për mos t’u kthyer mbrapa!
Klement Ndoni, kryetari dhe kandidati për Qytetarin e parë në Bashkinë Këlcyrë.
Si askush tjetër, në gjithë historinë e këtij qytetit dhe kësaj bashkia, i ka dhënë vlerat dhe dimensionin që meriton ky qytet dhe kjo bashki në lidhje me historinë, kulturën, qytetarinë, ekonominë dhe si një model të qeverisjes vendore.
Këlcyra që tringëllon shumë si emër, por që pak e njohin vendim e rolin e saj në historinë e Shqipërisë.
Ku sot ajo nën drejtimin dhe administrimin e saj nga Klemend Ndoni, ka sjellë tjetër risi dhe qasje, duke marrë vlerat dhe peshën që meriton ky qytet dhe kjo bashki, jo vetëm për banorët e saj por më gjerë, brenda dhe jashtë vendit. Edhe pak Orë dhe qytetarët dhe votuesit e Bashkisë Këlcyrë do të jenë përballë kutive të votimit për të shprehur vërdatkan e tyre për qytetarin e tyre të parë të kësaj bashkie.
Votuesit këlcyrjotë kanë luksin, si pak qytetar në këtë përballje, të kenë mundësin që të përzgjedhin dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur në fillim për veten, fëmijët, familjet e tyre dhe për qytetin dhe Bashkinë Këlcyrë.
Unë nuk jam votës në këtë Bashki, por kam detyrimin e madh si bir i saj, si pjesë e armatës së medias së lirë dhe si person publik, që të bëj me dije dhe të kërkoj nga votuesit dhe jo vetëm këlcyrjot, rëndësinë dhe vlerat e votës së tyre.
Bashkia Këlcyrë në shumë këndvështrime, të njerëzve të sferave të ndryshme, dhe sidomos të politikanëve mediokër dhe megaloman, duket si jo e rëndësishme, por në realitet është krejtësisht ndryshe.
Qyteti dhe Bashkia Këlcyrë është një gur themeli shumë i rëndësishëm për historinë dhe vlerat historike, gjeografikë, etnografike të Kombit, për resurset e mëdha turistike, natyrore dhe elitare të Shqipërisë.
Ajo krahinë ka një rol të madh në ovulimin e Kombit në shumë drejtime si arsim, kulturë, shëndetësi, bujqësi dhe ato patriotike.
Ndaj të jesh qytetari i parë i sajë është përgjegjësi e madhe, historike, jo thjeshte për administrimin e saj, por për progresin dhe vazhdimësinë e këtij qyteti dhe kësaj bashkie. Por kaq e rëndësishme është jo vetëm për atë që e kërkon votën për qytetar i parë, por edhe për votuesin me atë që shpreh dhe për kë e hedh voton.
Një gabim, paragjykim, një mos vlerësim, apo mos peshim sa e si duhet i votës duke e hedhur në mënyrë të pa përgjegjshme, thjeshtë për interesa të momentit, apo familjare, automatikisht përmbys gjithçka që është bërë dhe arritur, si dhe e kthen këtë qytet dhe bashki jo thjeshtë mbrapa, por në pikën zero.
Votuesit nuk duhet ta shikojnë thjeshtë një mirënjohje për Klemend Ndonin, apo si votë thjeshtë ndaj PS- së, por si një mundësi të vetme për vazhdimin e rrugës së nisur, për përfundimi e projekteve madhore të cilat tashmë themelet i kemi hedhur.
Klement Ndoni as nuk është perfekt, as ka bërë më të përkryerin, por Z. Ndoni ka bërë më të mirën e mundshme.
Klement Ndoni është një thjeshtë një qytetar i Këlcyrës, por një bir i saj i lindur dhe rritur aty që i është përkushtuar Qytetit Këlcyrë, ku me përkushtimin, kontributin dhe miradministrimin e tij janë sot një binom i pa ndeshëm.
Po the Klement Ndoni ke thënë Këlcyra dhe po the Këlcyra ke thënë Klement Ndoni.
Ai dhe familja e tij, jo sot, por edhe dje, me siguri edhe nesër e kanë lidhur pazgjidhshmërisht jetën dhe kontributin e tyre me këtë qytet dhe bashki.
Klement Ndoni dhe familja e tij nuk janë as si shumë nga ata që e kanë parë këtë qytet dhe bashki dhe institucionet e tij, si mundësi për përfitime, karrierë dhe suport politik, si rrugë kalimi në udhëtimin e tyre të gjatë.
Falë qytetarisë, thjeshtësisë, qetësisë dhe karakterit të Klement Ndonit, ku parësor ka interesat e qytetit dhe të qytetarit, jo ato të përfitimit të tija ka krijuar raporte dhe ura bashkëpunimi me pushtetin Qëndror, Kryeministrin, institucione dhe organizma brenda dhe jashtë vendit.
Si rezultat i këtyre raporteve, lidhjeve, bashkëpunoni si asnjëherë tjetër në gjithë historinë e Shtetit Shqiptar, Këlcyra as si qytet, as si bashki nuk ka parë këtë vëmendje, këto fonde dhe këtë ndryshim.
Këtë nuk e them si gazetar, aq më pak në mbështetje të Qeverisë Rama, as për fushat për Klemend Ndonin, por për arsyen se është një realitet që nuk e mohojmë dot, jo ne gazetarët, por as edhe qytetarët dhe banorët e qytetit dhe Bashkisë Këlcyrë.
Jo vetë që ka parë këtë vëmendje, por Bashkia Këlcyrë nën drejtimin e Klement Ndonit dhe si rezultat i një korrektësie, me projekte që janë në interes të qytetarëve, jo oligarkëve dhe interesaxhinjve, si dhe bashkëpunimi, mirëkuptimi me Qeverinë Rama, Këlcyra ka marrë më shumë fonde dhe financime për frymë se çdo bashki dhe qytet tjetër në Shqipëri.
Le ti japim jo vetëm votën, por besimin, mbështetjen dhe gjithçka që kemi në dore Klement Ndonit si qytetar i parë i kësaj Bashkie, jo për Klemen, por për mundësit dhe hapësirat e mbi të gjitha për vazhdimësinë e përmirësimit gjithnjë e më mirë të jetës dhe hapësirave për qytetin dhe Bashkinë Këlcyrë.
12 Maj 2023