“Grand Hotel Belushi”, hoteli me 5 yje më i bukuri në Kosovë!

Eshtë një investim shumë serioz dhe madhështor i vëllezërve Belushi, të mirënjohur për investimet në Austri


Ky hotel nukd ndodhet as resortet e famshme të St.Moritz dhe as në Alpet Zvicerane, por në Shkrel, pranë Beshlve të Nemuna në Kosovën, që po tërheq gjithmonë e më shumë turistë të huaj, pasi është shndërruar në një nga destinacionet më të kërkuara në Ballkanin Perëndimor.

Hoteli me 5 yje, “Grand Hotel Belushi”, konsiderohet se është më i bukuri në Kosovë, pasi peizazhi ku ai ndodhet është spektakolar dhe përrallor mbi kodrat e gjelbra që rrethojnë Shkreli.

Eshtë një investim shumë serioz dhe madhështor tre vëllezërve Belushi, të cilët pas sukseseve të mëdha në Austri, ku qëndruan rreth 40 vjet, tashmë si biznesmenë shumë të suksesshëm kanë investuar në mbi 25 milionë euro, në Kosovë.

Të mirënjohur në Kosovë, Shqipëri, por edhe në Europë dhe SHBA, tre vëllezërit Belushi, vendosën që një projekt të tillë disa milionësh ta nisin pikërisht në zemër të bjeshkës së Rugovës, një nga atraksionet turistike më të kërkuara dhe të vizituara.

“Grand Hotel Belushi” është projekti më unik dhe më modern i klasit botëror i cili hapet për herë të parë në Kosovë.

Ai është i ndërtuar në mënyrë unike dhe i pozicionuar në mënyrë ideale me një pamje panoramike të malit të Rugovës, me qindra dhoma me ajër të kondicionuar me WiFi falas, parkim privat falas dhe shërbim në dhomë.

Miqtë që qëndrojnë në “Grand Hotel Belushi”, i cili i ka 5 yje, mund të shijojnë qasje në një kopsht dhe disa salla të përbashkëta.

“Grand Hotel Belushi” gjithashtu ofron sallat mc të mëdha në Kosovë për konferenca dhe seminare, palestër, sauna, bio sauna, sauna me avull, sauna infra të kuqe, dhoma me kripë, pishinë për të rritur dhe fëmijë, xhakuzi dhe dhomë relaksi me masazhe.

Gazeta Online “Izraeli Sot”, e cila ka lidhje me disa nga agjencisë më të mëdha turistike në Izrael, do ta promovojë “Grand Hotel Belushi”, për të sjellë turistë cilësorë izraelitët, ashtu si dhe ky hotel gjigant me 5 yje e meriton.

A po kërkoni punë, rrogë dhe kushte si në Gjermani? Aplikoni për punë në “Grand Hotel Belushi” i ki (video)

Detajet e konkursit në lajmin e plotë në koment?

Posted by TelegramiSot+ on Thursday, April 6, 2023

Lexo më shumë nga

Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Dakordësi me PD-në për tre ndryshime në Kodin Zgjedhor

Gjiknuri theksoi se negociatat mes dy forcave politike kanë marrë parasysh mundësitë që ka KQZ për të zbatuar në kohë…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, Gjiknuri: Dakordësi me PD-në për tre ndryshime në Kodin Zgjedhor

Gjiknuri theksoi se negociatat mes dy forcave politike kanë marrë parasysh mundësitë që ka KQZ për të zbatuar në kohë…