Hohmann: Shfrytëzojeni të drejtën që keni!

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, në Tiranë nga Elbasani ftoi qytetarët të votojnë


Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, në Tiranë, Christiane Hohmann, nga Elbasani ftoi qytetarët të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit që ata mendojnë se do të jenë përfaqësuesit e tyre për 4 vitet e ardhshme në pushtetin vendor.

“Çfarë qytetarët do të vendosin në të gjithë Shqipërinë është kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në këshillat bashkiakë dhe ata që do të jenë kryetar bashkie, pra ata që do të përfaqësojnë ju në katër vitet e ardhshme. Ndaj , të drejtën demokratike që keni për të zgjedhur. Objektivi duhet të jetë që të zgjidhet politika më e mirë që ju mendoni që do të jetë për Elbasanin”, deklaroi ambasadorja.

E pyetur për pretendimet për presion ndaj votuesve nga ana e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luciano Boçi, ambasadorja Hohmann tha se zgjedhjet po vëzhgohen nga një ekip i plotë i OSBE.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“Jam vërtet e kënaqur që OSBE vendosi të kishte edhe këtë herë në Shqipëri një ekip të plotë vëzhguesish afatgjatë, që u bë kohë që janë në Shqipëri dhe kanë ndjekur situatën ditë pas dite. Para 10 ditësh OSBE/ODIHR nxori raportin e tyre paraprak për gjetjet e deritanishme. Le të presim ditën e nesërme kur do të kemi konferencën e tyre për shtyp dhe raportin paraprak pas zgjedhjeve për të parë gjetjet e misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri”, deklaroi ambasadorja.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…