Veliaj: Vota është për të ardhmen e fëmijëve

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka votuar sot në qendrën e votimit te Parku Olimpik


Kryetari i bashkisë së Tiranës, njëherësh kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, Erion Veliaj ka votuar sot i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa, në qendrën e votimit te Parku Olimpik.

Në deklaratën për mediet pas votimit, Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që qytetarët të dalin të votojnë.

Ai u bëri thirrje edhe atyre që nuk votuan dot në mëngjes, për shkak të problemeve me sistemin elektronik të identifikimit, që të dalin sërish të ushtrojnë detyrën e votës.

“Jam në dijeni të faktit se kemi pasur disa avari, nuk do thosha dramatike, por KQZ e ka pasur të pamundur të gjenerojë identifikimin me sistemin elektronik. Më vjen mirë që më në fund ka një vendimmarrje për të kaluar në sistemin manual. Gjithmonë duhet të mbizotërojë e drejta e qytetarëve për të votuar e për t’u shprehur se sa e drejta e teknologjisë ‘kokëfortë’ për të transmetuar të dhëna. Më vjen mirë që prevaloi kjo e drejtë. Ftesa për të gjithë qytetarët që mund të jenë dekurajuar, sidomos ata që janë më të mëdhenj në moshë, që kanë dalë që në 07:00 apo 08:00 të mëngjesit, e nuk kanë pasur mundësi të votojnë, është të rikthehen në qendrat e votimit. Është shumë e rëndësishme të dalim të gjithë e të votojmë për të ardhmen, për fëmijët tanë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se vota është për të ardhmen e fëmijëve.

“Është shumë e rëndësishme të votojmë gjithë. Janë fatet e qytetit për 4 vitet e ardhshme, fatet e fëmijëve tanë, janë projektet e qytetit në pikëpyetje. Është shumë e rëndësishme që secili të dëgjohet dhe vendimmarrja pastaj të na udhëheqë. Mezi pres që ta çojmë këtë projekt e proces deri në fund me qetësi”, shtoi Veliaj.

Në fund, ai e kishte një falënderim edhe për të rivalët e tij në këtë garë, por edhe për qytetarët, si dhe të gjithë ata që sot po menaxhojnë procesin e votimit.

“Dua të falënderoj pesë kandidatët e tjerë, t’u uroj atyre shëndet për ta e familjet e tyre. Gara tani mbaroi, nesër rikthehemi në Tiranë si qytetarë, që të gjithë duam më të mirën e këtij qyteti dhe më të mirën e familjeve tona. Atyre u uroj shumë suksese, por edhe gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike, i falënderoj sepse ka qenë një ndër fushatat më të qeta. Debatet janë mëse të natyrshme, edhe ndonjë cic-mic i vogël, por në përgjithësi ka qenë një fushatë e qetë. Lusim të gjithë ata që janë në krye të këtij procesi ta vijojnë me qetësi dhe të dalim vërtet faqebardhë. Është shumë e rëndësishme të fitojë Tirana e Shqipëria, jo në sensin e partive politike, por të një komuniteti të civilizuar, që prodhon debat sigurisht, prodhon edhe vendimmarrje dhe pastaj të hënën i rikthehet normalitetit,” u shpreh Veliaj. /ATSH

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…