Përse opozita ka humbur lidhjen me popullin shqiptar?!

Rezultati katastrofik nuk mbulohet dot me parregullsitë në zgjedhje.


Nga Ylli Manjani

Trishtim i madh është ky rezultat zgjedhor, me thënë të drejtën.

Një hap gjigand drejt legalizimit të shtetit partiak në vend. Këtë radhë me vendim popullor.

E di që shigjetat e sulmit i drejtohen opozitës, por nuk jam më i sigurtë nëse shqiptari i sotëm po kërkon apo jo alternativë politike.

Kam patur dyshimin, të cilin e kam shprehur rregullisht, se shqiptari i sotëm nuk po kërkon alternativë politike. Rezultati i zgjedhjeve më provon bindjen.

Është më i thellë problemi sesa thjesht opozita jo bindëse. Vendimi popullor tejkalon gjykimin kritik ndaj opozitës aktuale. Po përballemi me ndjesinë popullore të rehatllëkut me një parti e një udhëheqës.

Njerëzit ndihen rehat me një parti që kontrollon gjithçka. Ndihen rehat në moçalin politik, pavarësisht se njërëzit ngjajnë si ngjala që nuk duan t’u thahet këneta.

Ngjala që majmen mr aq ushqim sa u hidhet dhe, që bien një nga një në grep sa herë i hahet bosit.

Liritë, të drejtat, pronën e bisnesin njerëzit i kanë dorëzuar me dëshirë te partia-shtet. Me votim masiv madje.
Gjykatat pas kësaj janë “legjitime” të zbatojnë porosinë e shefit, që është pronar i çdo gjëje me vendim popullor.

Na pëlqen apo jo, kështu është.

Mos prisni gjëra të mira pas kësaj. Ky rezultat nuk është i mirë as për ata që kanë fituar…

Askush nuk fiton kur humbet llogjika demokratike.

Edhe Ai që hiqet si fitimtar, ka fituar belanë. Absolutizmi është bela e madhe.

Nejse, ta gëzojë sundimin absolut mbi këtë vend! Mandati që ka marrë është i qartë.
Me tallava dhe shihe sa u votua…

***

Natyrisht ky arsyetim nuk mund të shmangë marrjen e përgjegjësive për katastrofën politike dhe elektorale. Pavarësisht klimës mbytëse që partia-shtet ka vendosur në vend.

Rezultati katastrofik nuk mbulohet dot me parregullsitë në zgjedhje. Debati mbi këto të fundit llogjikshëm nuk ngjit.
Thelbi i çështjes është:

Përse opozita ka humbur lidhjen me popullin shqiptar?!

Sot është koha e burrnisë dhe e kqyrjes së problemit real në sy.

Natyrisht, le të mbarojë edhe numërimi, po nuk del më dhjamë nga ky plesht.

Trishtim…☹️

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…