
Zgjedhjet Vendore, Tërmet Peçi fiton Bashkinë Tepelenë
Tërmet Peçi ka marrë 4088 vota, ose 82.67 %. Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Baftjar Imeri ka marrë 10.33 %.

Kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 14 majit, Tërmet Peçi fitoi mandatin e katërt në krye të bashkisë së Tepelenës.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, Tërmet Peçi ka marrë 4088 vota, ose 82.67 %.
Ndërkohë, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Baftjar Imeri ka marrë 511 vota ose 10.33 %.
Sa i përket, kandidatit të PD-së, Sokol Guga, me 346 vota vota ose 7.00 %.