Sfidat ekonomike në rajon, ministrat e Financave mblidhen në Bruksel

Marin pjesë zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Adela Xhemali dhe drejtori i Politikave Makro, Endrit Lami


Ministrat e Financave dhe Ekonomisë të Bashkimit Europian po zhvillojnë takimin e radhës në Bruksel, në kuadër të Dialogut Ekonomik dhe Financiar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor e Turqisë.

Ky takim ku po merr pjesë zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë Adela Xhemali dhe drejtori i Politikave Makro Endrit Lami, zhvillohet nën drejtimin e Elisabeth Svantesson, ministre e Financave e Suedisë, shtet i cili ka dhe Presidencën e radhës së BE-së, si dhe me prezencën e komisionerit për Ekonominë Paolo Gentilioni.

Dialogu është pjesë e mbikëqyrjes ekonomike dhe fiskale të para-anëtarësimit për shtetet kandidate dhe potencialisht kandidate ku diskutohen çështje me rëndësi të përbashkët si dhe miratohen Përfundimet e Përbashkëta që përmbajnë rekomandimet e BE-së për vendet partnere të zgjerimit. “Sfidat ekonomike në rajon, në veçanti politikat e nevojshme për të adresuar efektet negative nga lufta e agresionit rus në Ukrainë” është tema kryesore e këtij diskutimi.

Zëvendësministrja Xhemali gjatë fjalës së saj shprehu mirënjohjen ndaj Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Evropiane që kanë dhënë vlerësimet pozitive sa i përket Programit të Reformës Ekonomike për vendit tonë. Këto vlerësime do të shërbejnë si një udhëzues gjithëpërfshirës për prioritetet që ka qeveria shqiptare në terma afatshkurtër dhe afatmesëm.

“Ne vlerësojmë se këto politika do të na shërbejnë për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë sonë. Do të vijojmë të mbetemi të angazhuar për të garantuar konsolidimin fiskal, në kushtet e një konteksti të ri global dhe të rrethuar nga pasiguritë, por edhe të ulim nivelin e borxhit publik në raport me PBB-në, bazuar në rregullat dhe objektivat tona”, tha zëvendësministrja.

Qeveria shqiptare konfirmon në këtë mënyrë, bazuar edhe në dakordësinë me Komisionin Europian, të vijojë me reformat e thella strukturore dhe të sigurojë përmbushjen e detyrimeve, me qëllim final integrimin sa më të shpejtë të vendit. /ATSH

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.